Kinemaja dhe aktivitetet audiovizive

  • Aktorët e bashkë-produksionin francez në « Balkan Film Market »

    Edicioni i 3-të i Balkan Film Market (BFM) përfundoi më 6 tetor, duke korrur një sukses të ri. BFM imponohet si një platformë e vërtetë e afrimit midis profesionistëve të industrisë audio-vizive të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës.

    lexo vazhdimin

  • Rikthimi i kino-klubit frankofon!

    Shfaqjet e filmave të kino-klubit frankofon rifillojnë në Muzeun Historik Kombëtar. Një përzgjedhje e mirë e filmave ju pret: klasikë dhe bashkëkohorë, në versionin origjinal në gjuhën frënge me titra në shqip, në gjinitë e (...)

    lexo vazhdimin

  • Një program për rininë në Festivalin e filmit me metrazh të shkurtër në Korçë

    Me rastin e Festivalit të filmit me metrazh të shkurtër në Korçë, 6 atelie për fëmijë u zhvilluan nga data 2 deri më datë 4 korrik nga Jérémy Laurichesse dhe Léa Enjalbert, anëtarë të espace éducation à l’image : Far-i (Filmer l’Air de Rien). Më shumë se 80 të rinj frankofonë të Aleancës Franceze të Korçës, të moshës nga 5 deri në 16 vjeç, janë njohur menjëherë, në mënyrë bashkëpunuese, me fjalorin kinematografik dhe me teknikat e kinemasë së animuar nëpërmjet projektit të Studio Pop-Hop të Far.

    lexo vazhdimin

  • Rikthim i suksesshëm i kinoklubit frankofon

    Kinoklubi frankofon, i organizuar nga ambasada e Francës në Shqipëri dhe Aleanca Franceze në Tiranë u rikthye në datën 21 shkurt në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar.
    Kinoklubi frankofon, i organizuar nga Ambasada Franceze në Shqipëri dhe Aleanca Franceze në Tiranë u rikthye në datën 21 shkurt në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar.

    lexo vazhdimin

  • Sukses i shfaqjes së filmit « Transit » në Kinema Millenium !

    Me rastin e përvjetorit të 56 të Traktatit të bashkëpunimit franko-gjerman (Traité d’Élysée) dhe të nënshkrimit të atij të Aix-la-Chapelle, që e plotëson atë, Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze në Shqipëri kanë organizuar shfaqjen e filmit « Transit » të autorit Christian Petzold, më 22 janar 2019, në Kinema Millenium, në Tiranë.

    lexo vazhdimin

  • Përkujtimi i 100-vjetorit të Armëpushimit të 11 nëntorit 1918

    Me rastin e përkujtimit të 100-vjetorit të Armëpushimit të 11 nëntorit 1918, Ambasada e Francës në Shqipëri ju fton në shfaqjen e filmit « Au revoir là-haut », realizuar në 2017 nga Albert Dupontel dhe, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Shqipëri, në shfaqjen e teatrit « Dogfall », shkruar nga dramaturgu australian Caleb Lewis dhe vënë në skenë nga Stefan Çapaliku.

    lexo vazhdimin

  • Ekspozita "Nadar, mes rregullave dhe tekave"

    Ambasada e Francës në Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës "Nadar. Mes rregullave dhe tekave", e kuruar nga Michel Poivert.

    lexo vazhdimin

  • Festivali i 71 i filmit në Kanë

    Nga data 8 deri në datën 19 maj 2018, ndiqni në kohë reale aktualitetin e Festivalit të 71 të filmit në Kanë.

    lexo vazhdimin

  • Shfaqja e filmit « I qetë nën urë »

    Ambasada e Francës, në partneritet me Aleancën Franceze të Tiranës, portalin “Courrier des Balkans” dhe Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e filmit “I qetë nën urë”, të enjten 6 prill, ora 17:30 në kinema Imperial-Agimi.

    lexo vazhdimin

  • Programi i Klubit të Kinemasë frankofone në kinema Agimi (shtator-dhjetor 2016)

    Klubi i Kinemasë frankofone vazhdon gjatë vitit 2016 me përzgjedhjen e filmave francezë bashkëkohorë (2011-2015) me versionin origjinal në frëngjisht dhe me titra në shqip.

    lexo vazhdimin

Në krye të faqes