Mbrojtja dhe Policia
-
Mbërrin në Shqipëri helikopteri i 3-të COUGAR
Helikopteri i 3-të COUGAR i Forcave Ajrore shqiptare mbërriti dje në Rinas, në prani të Ministres së Mbrojtjes Znj. Kodheli.
-
Fillimi i projektit evropian PAMECA IV
Franca merr pjesë në këtë projekt kushtuar përforcimit të kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë për të zbatuar dhe respektuar ligjin.
-
Lufta kundër pastrimit të parave: prezantimi i një cikli trajnimi
Franca do të financojë një cikël trajnimi në luftën kundër pastrimit të parave. Ky cikël, i organizuar falë bashkëpunimit me Drejtorinë përkatëse të Ministrisë së Financave, të Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit, synon të ndajë eksperiencat midis praktikantëve të këtyre institucioneve të ndryshme, të angazhuar në të njëjtën sfidë.
-
Mbërritja e helikopterit të dytë COUGAR
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Komandanti i Forcave Ajrore dhe Ambasadorja e Francës mirëpritën, më 25 prill, mbërritjen në tokën shqiptare të helikopterit të dytë COUGAR (nga 5 të porositur), blerë në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura.
-
Nënshkrimi i Protokollit të ripranimit franko-shqiptar
Ministri i Brendshëm dhe Ambasadorja e Francës në Tiranë nënshkruan, më 8 prill, Protokollin dypalësh të ripranimit me qëllim që të luftojnë emigracionin e jashtëligjshëm.
-
Zgjatja e kontratës koncesionare të grupit MORPHO
Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka nënshkroi më 19 mars në Tiranë zgjatjen e kontratës koncesionare me përfaqësuesit e Grupit Morpho, për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.
-
Bashkëpunimi policor rajonal në Shqipëri
Atasheu Rajonal i Sigurisë së Brendshme ka ftuar funksionarë të policisë shqiptare të marrin pjesë në seminare rajonale, i pari në fushën e luftës kundër korrupsionit në rradhët e policisë (Maqedoni) dhe tjetri në lidhje me (...)
-
Manovra të përbashkëta mes Marinës shqiptare dhe Marinës franceze
Ushtrimet janë zhvilluar të enjten, më 7 mars, nga ora 15;00 deri në 19;00, me nisjen nga porti i Durrësit dhe vazhdimin drejt poligonit të qitjes.
-
Përurimi i sallës së dytë për intervistimin e të miturve në Vlorë
Ambasadorja franceze inauguroi, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, një sallë, të financuar nga Franca, e pajisur veçanërisht për intervistimin e të miturve, të cilët janë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore ose të abuzimeve seksuale.
-
Franca do të financojë ngritjen e një sallë për intervistimin e të miturve në Vlorë
Ministri i Brendshëm, Z. Flamur Noka, dhe Ambasadorja e Francës kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin në Vlorë të një salle për intervistimin e të miturve, të cilët janë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore. Ky vendim realizohet në kuadrin e një plani shumëvjeçar bashkëpunimi.
- faqja e mëparshme
- faqja vijuese
11-20 de 20