10-vjetori i Aleancës Franceze të Elbasanit [fr]

Më 10 prill, Aleanca Franceze e Elbasanit festoi 10-vjetorin e saj në teatrin Skampa në praninë e Zëvendësministres të Shëndetësisë, Prefektit, Kryetarit të Bashkisë, të gjithëve ish-prefektëve dhe ish-kryetarëve të bashkisë të qytetit, dhe të një publiku të madh dhe të zgjarrtë të Elbasanit dhe Librazhdit (ku Aleanca Franceze e Elbasanit ka një antenë dinamike).

Ambasadorja e Francës bashkë me disa anëtarë të ekipit të saj, si dhe përfaqësues të Aleancave Franceze të Tiranës, Korçës, Shkodrës, ka marrë pjesë në aktivitetet.

Një film dokumentar ka gjurmuar historinë e këtij institucioni të pashmangshëm të jetës kulturore të Elbasanit, trashëgimtare e Shkollës Normale të Elbasanit dhe e Liceut francez të Korçës. Një shoqatë “miqësie Shqipëri – Francë në Elbasn” u themelua në vitin 1992 dhe u transformua në vitin 1995 në antenën e Aleancës Franceze të Tiranës para se të bëhej autonome, me miratimin e statutit të saj nga ana e Aleancës Franceze e Parisit. Ky film përmban shumë kujtime në foto dhe dëshmi të ish-mësuesve dhe ish-udhëheqësve, të cilët ishin aktorë në këtë histori të bukur plot entuziazëm dhe vëllazëri.

Më pas, Ambasadorja e Francës, Znj. Christine Moro, i dorëzoi Presidentit Adrian Palloshi, tepër i emocionuar, dekoratën e Kalorësti të Palmave Akademike (Chevalier des Palmes Académiques) pas një fjalim në të cilin ajo theksoi cilësitë e shquar të këtij kirurgu falë këmbënguljes dhe durimit të të cilit përfitojnë jo vetëm dashamirësit e kulturës dhe të gjuhës frënge, por edhe pacientët e tij të Spitalit të Elbasanit. Znj. Moro kujtoi lidhjet e Dr. Palloshit me kolegët francezë, çka i mundësuan të mobilizonte mbështetjen franceze me donacione të materialeve mjekësore të sofistikuara dhe të organizonte konferenca mjekësore të një niveli të lartë. Pikërisht, me rastin e organizimit të njërës prej këtyre konferencave, në dhjetor 2012, Kryetari i Bashkisë i dorëzoi Aleancës Franceze të Elbasanit diplomën e nderit të qytetit.

Mbrëmja përfundoi me një koncert të muzikës klasike ku shkëlqyen nxënësit e Liceut artistik Onufri, nën drejtimin e Z. Astrit Lopari.

Ndryshimi i fundit: 06/05/2014

Në krye të faqes