Përkujtimi i 100-vjetorit të Armëpushimit të 11.11.1918 (Korçë 9-11.11.2018, Tiranë 12.11.2018) [fr]

Një përkujtim i jashtëzakonshëm u zhvillua më 11 nëntor 2018 në varrezën ushtarake franceze në Korçë për të kremtuar 100-vjetorin e nënshkrimit të Armëpushimit, i cili shënoi përfundimin e Luftës së Parë botërore. Me këtë rast, një mesazh i Presidentit të Republikës Emmanuel Macron u lexua nga Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri. Ju mund të lexoni këtë mesazh në frëngjisht (PDF - 702,9 ko) ose në shqip (PDF - 11,6 ko). Të gjitha vendet ndërluftuese ishin të ftuara: Ambasadorja e Gjermanisë Suzane Schütz dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman vendosën bashkërisht një kurorë me lule në Monumentin e të vdekurve, në prani të autoriteteve ushtarake dhe civile shqiptare.

Ceremonia zyrtare u vijua nga përurimi i një pllake në hyrje të varrezës, e cila u dhurua nga Unioni Kombëtar i Luftëtarëve të Departamentit të Bouches-du-Rhône përfaqësuar nga komandanti Jacques Le Bigot. Nxënësit e Shkollës Franceze të Tiranës lexuan poemën « le Dormeur du Val » (Gjumashi i Luginës) të poetit Arthur Rimbaud ndërsa nxënësit e seksionit dygjuhësh të shkollës Raqi Qirinxhi vendosën një lule të kuqe në 640 varret e ushtarëve të ushtrisë së Lindjes të rënë për Francës në tokën shqiptare nga viti 1916 deri në vitin 1918.

Përkujtimi solli edhe rastin për të shfaqur, përpara një salle të mbushur, filmin “Au-revoir là-haut” të Albert Dupontel, më 9 nëntor në Korçë dhe më 12 nëntor në Tiranë, si dhe, në partneritet me Ambasadën e Gjermanisë dhe RYCO-n, pjesën teatrale “Dogfall” të Caleb Lewis, me regji të Stefan Çapaliku në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Korçë.

Ndryshimi i fundit: 11/12/2018

Në krye të faqes