Komunikatë e përbashkët e Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Italisë, Luksemburgut dhe Hollandës [fr]

PNG

1951 – 2021: nga KEKÇ te Pakti i gjelbër, ta bëjmë Evropën një fuqi të gjelbër

18 prill 2021

Më 18 prill 1951, Traktati i Parisit vendoste për Komunitetin evropian të Karbonit dhe Çelikut (KEKÇ). Me nënshkrimin e vendeve tona, si Gjermania, Belgjika, Franca, Italia, Luksenburgu dhe Hollanda, ky traktat krijoi një zhvillim të përbashkët të karbonit dhe celikut.

Gjashtë vendet tona vunë në këtë mënyrë, bastin e thjeshtë dhe vizionar të bashkëpunimit për të rindërtuar një kontinent të vdekur dhe të copëtuar nga gjashtë vitet më të tmerrshme të konfliktit të armatosur që kishte njohur bota.

Dhe asnjë më mirë se sa Robert Schuman nuk mund ta shprehte në fjalimin e tij në hollin Horloge, atë që kishte çuar në nënshkrimin e këtij traktati, në kërkimin e një metode të re për të arritur idealin e paqes dhe të prosperitetit : "Evropa nuk do të ndërtohet në një ditë, as si një e tërë : ajo do të bëhet me anë të realizimeve konkrete të cilat krijojnë fillimisht një solidaritet të vërtetë (…). Solidaritetin e prodhimit që i lidhur në këtë mënyrë, do të tregojë që çdo luftë midis Francës dhe Gjermanisë do të bëhet jo vetëm e paimagjinueshme por dhe materialisht e pamundur".

Ështe kjo mënurë dhe ky ideal që vazhdojnë të na frymëzojnë edhe sot.
Duke qenë çështje qendrore në rindërtimin paqësor të Evropës në vitin 1951, çështa e karbonit dhe çelikut është zhvendosur sot drejt impaktit që kanë këto dy lëndë të para në mjedisin dhe klimën. Si një burim energjie, karboni po zhduket progresivisht nga vendet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që ky i fundit, të arrijë në vitin 2050 një neutratiltet klimatik. Ndërsa çeliku mbetet akoma një përbërës i rëndësishëm i industrisë evropiane, si guri themelor i posperitetit tonë dhe që ne duhet ta prodhojmë në mënyrë më të gjelbërt dhe të qëndrueshme, si për shëmbull, në sajë të hidrogjenit të gjelbër.

Gjashtë dekada pas krijimit të KEKÇ-së, është pikërisht në Paris që u vendos për marrëveshjen botërore hitorike për klimën. Për këtë arsye, 70 vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Parisit, ne gjendemi përsëri në të njejtin vend ku ai u nënshkrua, në hollin Horloge të Minisrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Koha që ka kaluar e ka forcuar Evropën tonë, ajo ka zhvilluar gjithashtu urgjencën klimatike. Ka ardhur momenti që ta ndërtojmë këtë të ardhme duke e drejtuar energjinë në këtë trashëgimi që na ndriçon.

Pas disa javësh, Komisioni Evropian do të paraqesë propozimet e tij ligjore për të vënë në zbarim Paktin e gjelbër evropian në fushën e klimës: ne i bëjmë thirrje të dëshmojë për ambicje dhe koherencë, sinjal i një Evrope ambicioze për klimën, të përshtatshme dhe eksluzive me anëtarët e tij, bashkëpunues me partnerët e tij, sovran në zgjedhjet e tij dhe pararendës i një diplomacie klimatike dhe energjitike ndërkombëtare. Ne duhet të përfitojmë aktualisht nga rasti për të modernizuar ekonomitë tona.

Kjo është dhe arësyeja për të cilën ne dëshirojmë që Komisioni Evropian të punojë pikërisht në lidhje me një propozim për një mekanizëm të përshtatjes së karbnit me kufijtë që garantojnë integritetin mjedisor të politikave të BE-së dhe shmang rrjedhjet e karbonit, në një mënyrë të pranueshme me rregullat e OBT-së.

Sepse, në momentin kur, nëpërmjet një buxheti evropian dhe një plani vazhdimësie, ne mund të investojmë në mënyrë masive në tranzicionin ekologjik, ne duhet të përfitojmë nga rasti për të modernizuar ekonomitë tona pa qënë penalizuar nga një rrugëtim të themi mjedisor.

Si një fill midis dy momenteve themeluese, energjia mbetet në themel të bashkimit tonë. Dje ajo mbështeti pajtimin dhe bashkimin e mjeteve kryesore të indistrisë energjitike në zhvillim, pas një lufte shfarosëse. Sot, ajo është bërë simbol i preokupimit klimatik, sovranuitetit tonë dhe projekteve të rinisë, të një ambicieje evropiane për të ndërtuar përsëri së bashku, ne, të njezet e shtatë vendet tona.

Ndryshimi i fundit: 23/04/2021

Në krye të faqes