80 talente të reja kanë marrë pjesë në konkursin e filmit me metrazh të shkurtër "Film de poche" [fr]

Arritje e shkëlqyer për një konkurs të filmit me metrazh të shkurtër "Film de poche", i cili këtë vit kishte për temë "respekto planetin". I destinuar për nxënësit e shkollave ku mësohet gjuha frënge dhe organizuar nga ambasada e Francës në Shqipëri, në partneritet me Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, në këtë edicion u paraqitën më shumë se 80 video, me nga 2 minuta secila, të cilat u propozuan nga nxënësit dhe studentët. Faleminderit të gjithë pjesëmarrëve si dhe mësuesve të tyre!

Fituesit në kategorinë e shkollave 9-vjeçare:

Çmimi i parë: Jera Kreka (Elbasan)
Çmimi i dytë: Florjan Hasa (Librazhd)
Çmimi i tretë: Leonelo Bollobani (Durrës)

Fituesit në kategorinë e shkollave të mesme:

Çmimi i parë:Sofia Treska (Korçë)
Çmimi i dytë: Elona Aramalli (Shkodër)
Çmimi i tretë: Fiorela Dedja (Elbasan)

Film de poche - PNG

Ndryshimi i fundit: 02/07/2020

Në krye të faqes