A jeni gati të shikoni filmat e festivalit të 10të të kinemasë frankofone në internet ? [fr]

Njoftim për amatorët e kinemasë : nga data 16 janar deri më 16 shkurt 2020, MyFrenchFilmFestival.com do t’u mundësojë përdoruesve të internetit në mbarë botën të ndajnë së bashku dashurinë për kinemanë franceze. Në programin e edicionit të 10të të këtij koncepti të ri, i cili nxjerr në pah punën e brezit të ri të kineastëve francezë, do të jenë në garë : 10 filma me metrazh të gjatë dhe 10 të tjerë me metrazh të shkurtër, prej të cilëve 3 filma belgë dhe një film zviceran. Jashtë garës do të ketë gjithashtu një seksion të « publikut në moshë të re » dhe një tjetër « realitet virtual ».

Ndjekësit e internetit janë të ftuar të vlerësojnë me notë të gjithë filmat dhe të bëjnë komente.

Për më shumë informacion: https://www.myfrenchfilmfestival.com/fr/presentation

JPEG

Ndryshimi i fundit: 17/01/2020

Në krye të faqes