Afresk urban për festimin e frankofonisë në Tiranë [fr]

Vizitë dhe përurim, më 14 qershor 2018, nga Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri i afreskut urban të realizuar nga artisti grafist francez Lazoo në kuadrin e një rezidence artistike në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Komponent i fundit i aktivitetit « muret e frankofonisë » që filloi gjatë muajit mars, ky afresk, i titulluar nga autori “Unitet dhe diversitet”, frymëzohet nga parimet dhe vlerat e Frankofonisë dhe të anëtarëve të saj, që ndodhen në të pesë kontinentet. Artisti është frymëzuar edhe nga punimet e realizuara nga studentët e 15 shkollave në të gjithë Shqipërinë gjatë Pranverës së Frankofonisë.

Me këtë rast merrnin pjesë shumë ambasadorë të shteteve të Frankofonisë të përfaqësuara në Shqipëri : Z. Miroljub Zariċ, Ambasador i Serbisë dhe dekan i trupit diplomatik, Z. Mircea Perpelea, Ambasador i Rumanisë, Znj Sanja Bujas Juraga, Ambasadore e Kroacisë, dhe Znj Milena Radenković, e ngarkuar me punë a.i. e Ambasadës së Sllovenisë.

Kjo vepër ndodhet në rrugën Adem Jashari dhe shihet që nga sheshi Frédérique Chopin.
Afresk urban të realizuar nga artisti grafist francez Lazoo - JPEG
Afresk urban të realizuar nga artisti grafist francez Lazoo - JPEG

Ndryshimi i fundit: 28/06/2018

Në krye të faqes