Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) [fr]

Pasi mori rishtazi mandatin për të operuar në rajon, Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) hapi në vitin 2019 një zyrë rajonale në Serbi, me juridiksion mbi të gjithë Ballkanin Perëndimor, si dhe një zyrë përfaqësimi në Shqipëri.

Grupi AFD zbaton politikën e Francës për zhvillim dhe solidaritet ndërkombëtar. I përbërë nga AFD, e cila financon sektorin publik dhe OJQ-të, nga Proparco, që financon sektorin privat, dhe nga Expertise France, agjencia e bashkëpunimit teknik, e cila financon, mbështet dhe përshpejton tranzicionet drejt një bote më të qëndrueshme dhe koherente.

Grupi ndërton zgjidhje të përbashkëta me partnerët e tij në vendet ku operon. Ekipet e tij janë të përfshira në më shumë se 4000 projekte në terren, në Francë (zonat përtej detit ose Outre-Mer) dhe në 115 vende, për të mirat e përbashkëta – klimën, biodiversitetin, paqen, barazinë gjinore, arsimin dhe shëndetësinë – në mënyrë që të kontribuojnë në angazhimin e Francës dhe francezëve në favor të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm. Për një botë për të gjithë.

AFD-ja zhvillon një aktivitet i cili është 100% konform me Marrëveshjen e Parisit per klimën, duke analizuar çdo ndërhyrje të grupit për ta përshtatur me zhvillimet që lidhen me reduktimin e emetimeve te karbonit dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në vendin ku zbatohet. Kjo politikë bazohet në një konstatim të qartë: zhvillimi i qëndrueshëm dhe lufta kundër varfërisë nuk mund të shkëputen nga lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtja e mjedisit ose e biodiversitetit.

Me 6.1 miliardë euro financime të miratuara për klimën gjatë vitit 2019, AFD-ja është një nga donatorët kryesorë ndërkombëtarë që financon projektet qe lidhen me klimën. 55% e angazhimeve të saj kanë sjellë përfitime të përbashkëta në drejtim të luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe efekteve të saj.

Në Shqipëri, AFD-ja mbështet në veçanti, reformën e sektorit të energjisë, ne kuadër të integrimit vropian, rindërtimin e infrastrukturave të prekura nga tërmeti i vitit 2019, një ndër të cilat është sektori i ujësjellësit si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Këto financime arrijnë shumën e 160 milion eurove, të cilave u shtohen më shumë se 5 milion euro asistencë teknike për të mbështetur realizimin e këtyre projekteve si dhe dy projekte rajonale. I pari fokusohet në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet falë qasjes « Smart City », « Qytete Smart », ky projekt përfshin 5 kryeqytete të rajonit nder te cilat edhe Tiranën. Projekti i dytë do të ketë në fokus mbështetjen e sipërmarrësve të rinj nga Ballkani Perëndimor, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

AFD-ja punon gjithashtu me organizatat e shoqërisë civile (OSHC) franceze për t’i mbështetur ato si dhe partnerët e tyre në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në fushat e arsimit, shëndetësisë të drejtave të njeriut dhe qeverisjes, të biodiversitetit dhe ndryshimeve klimatike , apo në reduktimin e pabarazive gjinore, për bujqësinë familjare dhe për rininë. Në rajon, AFD-ja mbështet menaxhimin e ligatinave dhe mbrojtjen e pelikanit kaçurrel në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe projektin PRIDE + i cili synon të favorizojë pranimin, përfshirjen dhe mbrojtjen e pakicës LGBTI në Kosovë dhe Shqipëri.

Për më shumë: https://www.afd.fr/en/page-region-pays/western-balkans

Zyra Rajonale e Ballkanit Perëndimor
afdbalkans@afd.fr

Agence française de développement - PNG

Ndryshimi i fundit: 24/03/2021

Në krye të faqes