Aleanca Franceze në Tiranë feston 20-vjetorin. [fr]

Aleanca Franceze e Tiranës organizoi një pritje më 12 mars, nën kujdesin e Ambasadores së Francës, Znj. Christine Moro, për të festuar 20-vjetorin e krijimit të saj. Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, Ministri i Arsimit, Z. Myqerem Tafaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, nderuan këtë pritje me praninë e tyre.

Presidentja dhe themeluesja e AF së Tiranës, Prof. Drita Hadaj, rikujtoi në fjalën e saj traditën frankofone të Shqipërisë dhe marrëdhëniet historike mes dy kulturave. Krijimi i Aleancës Franceze, në mars 1992, shënoi dëshirën për të rivendosur këtë traditë dhe t’u lënë pishtarin brezave të rinj. Sfidë e fituar në këtë përvjetor të njëzetë: që nga viti 1992, mbi 20.000 persona kanë ndjekur kurse të gjuhës dhe kulturës franceze në Aleancën Franceze të Tiranës, më shumë se 2.000 janë pajisur me diploma të njohura ndërkombëtarisht.

Me mbështetjen e qeverisë franceze, Aleanca Franceze e Tiranës është pajisur me ambiente moderne dhe me materiale pedagogjike të përparuara. Ajo ka vendosur në krye të kërkesave të saj cilësinë e mësimdhënies dhe zhvillon projekte kulturore në përputhje me kërkesat e të rinjve. Që nga viti 2005, një hapësirë Campus-France këshillon dhe udhëzon të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare në Francë.

Nën shembullin e Aleancës Franceze të Tiranës, në Shqipëri janë krijuar edhe tre Aleanca të tjera franceze, në Korçë, Elbasan dhe Shkodër. Kryetarët dhe drejtorët e këtyre aleancave erdhë në Tiranë për këtë rast, si dhe kryetar i Aleancës Franceze të Prishtinës.

Në fjalën e saj, Ambasadorja e Francës përshëndeti veçanërisht Znj. Hadaj dhe drejtorin e Aleancës, Z. Dritan Xhelilin, dhe të gjithë mësuesit dhe personelin mbështetës. Ajo falenderoi gjithashtu autoritetet shqiptare për mbështetjen e tyre.

Në përfundim, ajo i bëri thirrje qeverisë shqiptare, mësuesve të gjuhës frënge dhe pedagogëve: "Të gjithë ne së bashku me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Agjencinë Universitare të Frankofonisë, t’i japim gjuhës frënge në muajt në vijim vendin që ajo meriton në arsimin publik shqiptar dhe në bashkëpunimin universitar. "

- Lexoni fjalën e Ambasadores:

PDF - 57.5 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 57.5 ko)

Discours de la Présidente de l'AF de Tirana, Mme Drita Hadaj - JPEG
***
20ème anniversaire de l'AF de Tirana - JPEG


Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes