Aleancat franceze në Shqipëri [fr]

Rrjeti i Aleancave franceze në Shqipëri përbëhet nga pesë struktura që ndodhen në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Durrës, dhe nga anekse në qytetet e Beratit, Lezhës, Librazhdit dhe Pogradecit.

Aleancat franceze propozojnë kurse të frëngjishtes në përputhje me kuadrin e përbashkët evropian të referencave për gjuhët (CECRL), të cilat jepen nga mësues me kompetenca të njohura, të trajnuar sipas qasjeve pedagogjike aktuale. Librat që përdoren janë francezë dhe çdo aleancë është e pajisur me një ose disa tabela të bardha interaktive (TBI) duke lejuar një mësimdhënie aktive dhe dinamike. Aleancat franceze propozojnë të validojnë kompetencat gjuhësore të marra falë certifikimeve franceze DELF dhe DALF, diploma me vlefshmëri të pakufizuar të lëshuara nga Ministria Franceze e Arsimit Kombëtar. Propozohen gjithashtu teste të tjera për gjuhën.

Aleancat franceze organizojnë gjithashtu aktivitete kulturore, shprehje të kulturës franceze dhe frankofone. Ato luajnë një rol thelbësor gjatë festimit të frankofonisë në muajin mars.

Në Aleancën Franceze të Tiranës ndodhet Hapësira Campus France e cila bashkërendon në nivel kombëtar informacionin dhe promovimin për studimet në Francë. Campus France është një agjenci franceze për promovimin e studimeve në Francë. Aleancat e Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Durrësit kanë nga një antenë të Campus France, e cila u jep një informacion të parë personave të interesuar për studimet në Francë.

Ju i keni të gjitha arsyet t’u drejtoheni Aleancave franceze në Shqipëri.

- Aleanca Franceze e Tiranës: Rruga e Barrikadave
Tel : 04 222 56 97 / 068 20 15 900
info@aftirana.org
www.aftirana.org
Facebook: www.facebook.com/AleancaFrancezeETiranes
Drejtori: Z. Dritan Xhelili

- Aleanca Franceze e Durrësit: Lagja 4 ; Rruga Egnatia
Tel : 069 29 300 79
af.durres@gmail.com
Facebook: www.facebook.com/AleancaFrancezeDurres
Drejtoresha: Znj Genciana Çako

- Aleanca Franceze e Elbasanit: Vila 3-katëshe, pranë gjimnazit Dhaskal Todri
Tel : 069 20 59 284
afelbasan@gmail.com
Facebook: www.facebook.com/aleancafranceze.elbasan?fref=ts
Drejtoresha: Znj Greta Robja

- Aleanca Franceze e Korçës: Rruga 28 Nentori
Tel : 08 225 22 47
afkorca@gmail.com
Facebook: www.facebook.com/af.korca?fref=ts
Drejtoresha: Znj. Ina Zallemi

- Aelanca Franceze e Shkodrës: Rruga Don Bosko
Tel : 0696045606
afshkoder@yahoo.fr
Facebook : www.facebook.com/aleancafrancezeshkoder
Drejtoresha : Znj. Dhurata Hoxha

- Rrjeti i Aleancave franceze në Shqipëri:
stephane.orosco.af@gmail.com
I ngarkuar me misionin kulturor: Z. Stéphane Orosco

Ndryshimi i fundit: 24/10/2017

Në krye të faqes