Ambasada e Francës dhe e Gjermanisë festojnë 50-vjetorin e Traktatit të Elizesë [fr]

Ambasada e Francës dhe Ambasada e Gjermanisë, më 22 janar, 50-vjetorin e Traktati të Elizesë. Ky Traktat vulosi pajtimin mes dy vendeve pas një shekulli e gjysëm antagonizmi dhe tre luftrash, si dhe krijoi mekanizma bashkëpunimi, të cilat deri më sot nuk kanë të krahasuar me asnjë tjetër si nga shtrirja ashtu dhe nga prodhimtaria.

Të dyja Ambasadoret, Znj. Carola Müller-Holtkemper dhe Znj. Christine Moro, botuan më 21 janar në shtypin shqiptar një tribunë të përbashkët (klikoni më poshtë).

PDF - 7.5 ko
Tribuna
(PDF - 7.5 ko)

Me mbështetjen e Fondit franko-gjerman, Ambasada franceze dhe ajo gjermane organizojnë së bashku këtë ditë aktivitetet e mëposhtme:

- 15:00 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, kati i dytë, salla 210: Tryezë e rrumbullakët që do të vijohet nga një diskutim publik mbi historinë e marrëdhënieve franko-gjermane dhe rolin e tyre si motor i integrimit evropian. Me pjesëmarrjen e ekspertëve francezë, gjermanë dhe shqiptarë:

Dr. Fabien Theophilakis (FR), Historian i atashuar pranë Wissenschaftszentrum Berlin für Sozialforschung dhe pranë Centre Marc Bloch të Berlinit.

Julia Wanninger (ALL), Asistente në Parlamantin Evropian e deputetit gjerman Knut Fleckenstein.

Prof. Petrit, Nathanaili (AL), Historian, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë.

Andi Pinari (AL), Historian, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë.

- 19h Akademia e Arteve, Tiranë, Galeria FAP : Çelja e ekspozitës “Francë-Gjermani: një gjysëm shekulli miqësi dhe bashkëpunim”, në prani të Sh. së Saj, Ambasadores së Francës në Shqipëri, Zonjës Christine Moro, dhe të Sh. së Saj, Ambasadores së Gjermanisë në Shqipëri, Zonjës Carola Müller-Holtkemper.
Ekspozita do të qendrojë e hapur nga data 22 deri më 24 janar.
50ème anniversaire du Traité de l'Elysée - JPEG

Ndryshimi i fundit: 24/01/2013

Në krye të faqes