Angelin Preljocaj në Tiranë [fr]

Baleti Preljocaj kishte nderin të shfaqej në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë në datat 9, 10 dhe 11 maj me dy pjesë: « Royaume Uni » dhe « La Stravaganza » me koreografi dhe skenografi të koreografit të njohur francez, me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj. Me rastin e ketyre shfaqjeve, Angelin Preljocaj ndodhej në Tiranë, ku ai u prit ngrohtësisht nga Ministrja e Kulturës dhe nga Drejtori i TKOB-së, si dhe nga publiku shqiptar. Z. Preljocaj u prit gjithashtu nga Kryeministri ndërsa të shtunë, Presidenti i Republikës i dorëzoi atij dekoratën « Nderi i Kombit ».

Shfaqja e 9 majit u zgjodh nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për të festuar ditën e Evropës (shih pjesë të konferencës për shtypit). Presidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani, si dhe Kryeministri Edi Ram dhe bashkëshortja e tij, nderuan këtë shfaqje me pjesëmarrjen e tyre.

Bashkëpunimi kulturor franko-shqiptar

Nën interpretimin e balerinëve francezë (« Royaume Uni ») dhe shqiptarë (« La Stravaganza ») spektakli ishte frut i një bashkëpunimi disa mujor midis Kompanisë Preljocaj, e vendosur në Aix-en-Provence, dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Në fakt, pas shfaqjes ë vitin 2012 të pjesës « Ajo që unë e quaj harresë » nga Baleti Preljocaj, shkëmbimet midis dy kompanive vijuan në mars 2013, me shtysë të Ambasadës së Francës me një seancë audicioni të parë të valltarëve të TKOB-së nga koreografja e Baletit Preljocaj, Naomi Perlov, për prodhimin e këtij spektatkli të ri.

Shkëmbimet mes dy strukturave du të zhvillohen në vitet e ardhshme me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Baletit Preljocaj dhe Ministrisë së Kulturës.

Për më tepër informacion vizitoni partnerët e këtij projekti:

• Ministria e Kulturës: Faqja e Internetit / Facebook

Baleti Preljocaj

• Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri: Faqja e Internetit / Facebook

• Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit: Faqja e Internetit / Facebook

Angelin pendant les répétitions sur scène avec les danseurs albanais et français
Angelin pendant les répétitions sur scène avec les danseurs albanais et français
Angelin pendant les répétitions sur scène avec les danseurs albanais et français
Angelin Preljocaj accueilli par la Ministre de la Culture Mme Mirela Kumbaro
Angelin Preljocaj entouré des danseurs et de l'équipe du TKOB
Conférence de presse au TKOB avec (dgad) le Directeur deu TKOB M. Ilir KERNI, le chorégraphe Angelin PRELJOCAJ, la Ministre de la Culture Mme Mirela KUMBARO, le chargé d'Affaire de la Délégation de l'Union Européenne en Albanie M. Clive RUMBOLD, l'Ambassadeur de France en Albanie S.E. Mme Christine MORO.
Extrait de la pièce d'Angelin Preljocaj La Stravaganza
Extrait de la pièce d'Angelin Preljocaj La Stravaganza
Extrait de la pièce d'Angelin Preljocaj La Stravaganza
La création Royaume-Uni par les danseuses de la compagnie Preljocaj
Le Chorégraphe Angelin Preljocaj applaudi par les danseurs français et albanais des ses créations Royaume-Uni et La Stravaganza
Réception au ministère de la Culture
Remise des insignes de l'Honneur de la Nation albanaise par le Président de la République d'Albanie, M. Bujar Nishani
Supervision des répétitions par (dgad) le Directeur du TKOB, Angelin Preljocaj et la choréologue du Ballet Preljocaj Naomie Perlov

Ndryshimi i fundit: 13/05/2014

Në krye të faqes