Anri Sala do të përfaqësojë Francën në Bienalen e Venecias. [fr]

Franca do të përfaqësohet nga Anri Sala, artist me origjinë shqiptare, në ekspozitën e 55-të ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Bienalen e Venecias.

Pas konsultimit me një grup ekspertësh, Xavier Darcos, Presidenti i Institutit Francez, i propozoi Z. Alain Juppé, Ministër Shteti, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, dhe Z. Frédéric Mitterand, Ministër i Kulturës dhe i Komunikimit, Anri Salën për të përfaqësuar Francën në Bienalen ndërkombëtare të artit bashkëkohor të Venecias në 2013-n.

Anri Sala - JPEGAnri Sala : lindur më 1974 në Tiranë, Shqipëri. Ai i përket brezit të fundit të artistëve të rritur në regjimin komunist në Shqipëri dhe brezit të parë që hyri në kontakt me botën e artit ndërkombëtar. Filmat e tij të parë, në fund të viteve ’90, i referohen ideologjisë së imponuar në vendin e tij dhe rolit utopik të artit në gjetjen e një vizioni të ri social. Pasi kreu studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë (1992-1996), erdhi në Francë ku frekuentoi Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs, në Paris (1996-1998) dhe studion Le Fresnoy, në Tourcoing (1998-2000). I njohur në skenën ndërkombëtare që prej 15 vitesh, është përzgjedhur për bienale të shumta si ajo e Berlinit (2001, 2006), e Moskës (2007), e San Paolos (2002, 2010), e Sidneit (2006) dhe e Venecias (1999, 2001, 2003). Ndër ekspozitat e tij individuale mund të përmendim Kunsthalle Wein (2003), Musée d’art moderne de la Ville de Paris (2004) si dhe Museum of Contemporary Art (North Miami) dhe Contemporary Arts Center (Cincinnati 2008-2009), pastaj Serpentine Gallery (Londër), në NMAO (Osaka, Japoni) dhe në Musée d’art contemporain (Montrealit) në vitin 2011. Ai ka marrë çmimin e artistit të ri në Bienalen e Venecias në vitin 2001.

Vepart e tij janë pjesë e koleksioneve shumë të njohura, si ato të Art Institute of Chicago, të Pinakothek der Moderne (Mynih), të MoMA (Nju Jork), të Centre Pompidou (Paris) dhe të MUSAC (Leon).

Ai do të ketë monografinë e parë të madhe në Centre Georges Pompidou, nga data 2 maj deri më 6 gusht 2012, në Galerie sud, Niveli 1 dhe do të marrë pjesë në ekspozitën "Les espaces de mémoire" (Hapësirat e kujtesës) në Kunsthalle të Dyseldorfit

Anri Sala jeton dhe punon mes Parisit dhe Berlinit; ai përfaqësohet nga Galerie Chantal Crousel në Paris, Marian Goodman Gallery në Nju Jork, Hauser & Wirth në Zyrih dhe Londër.

Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes