Atasheu i Mbrojtjes [fr]

Misioni i Atasheut të Mbrojtjes


Atasheu i Mbrojtjes përfaqëson Forcat e Armatosura Franceze në misionin diplomatik në Tiranë (Forcat Tokësore, Marina Kombëtare, Forcave Ajrore, Xhandarmëria Kombëtare, Delegacioni i Përgjithshëm për Armatimet). Për këtë funksion ai:
- siguron përfaqësimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të autoriteteve të saj të ndryshme në shtetin ose shtetet brenda kompetencave të tij (Dekreti Nr. 2011-997 i 24 gushtit 2011).

- merr pranë Ambasadorit rolin e këshilltarit dhe ekspertit për çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe të mbrojtjes.

- promovon marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh franko-shqiptar, veçanërisht pranë organizatave shumëpalëshe, në perspektivën e rritjes së efikasitetit operacional në Evropë.

- bën të ditur dhe shpjegon pozicionin e Francë; vë në dukje arritjet në fushën e mbrojtjes.

- kontribuon në bashkëpunimin industrial në fushën ushtarake.

Atasheu i Mbrojtjes është zyrtar i lartë i emëruar për tre vjet. Aktualisht, këtë post e mban Kolonel Fabrice DUDA, me seli në Zagreb - Kroaci, të dhënat e të cilit janë:

fabrice.duda@diplomatie.gouv.fr

Telefon: 00 (385) 98 45 62 64


Historik i shkurtër mbi Atashetë e Mbrojtjes


Emërtimin e zyrtarëve që shoqërojnë një ambasador e gjejmë që në kohët e Antikitetit dhe ky funksion është ruajtur gjatë Mesjetës dhe në kohët moderne. Shekulli i XIX-të solli përshpejtimin dhe sistemimin e kësaj fushe: krijimi i sistemeve të përhershme të mbrojtjes kombëtare, rezultat i luftërave evropiane si dhe luftrave pushtuese të perandorive koloniale, bëri të nevojshme vendosjen e vëzhguesve të përhershëm të këtyre sistemeve, që më vonë do të quhen atashe ushtarakë. Një urdhëresë mbretërore e 23 shkurtit 1839 përcaktoi përmbajtjen e misionit të tyre : "Zyrtarët e vendosur në pozicionin e atasheve ushtarakë kanë si mision të studiojnë sistemin ushtarak të fuqive pranë të cilave ata janë akredituar". Duke filluar nga Perandoria e Dytë, Atashetë ushtarakë do të vendoseshin në mënyrë të përhershme pranë ambasadave në kryeqytetet e fuqive të mëdha evropiane. Që nga Lufta Franko-Prusiane e vitit 1870 deri në prag të Luftës së Parë Botërore numri i atasheve, si ushtarakë ashtu edhe detarë, u dhjetëfishua nga tridhjetë në tre qind. Nga ky moment, praktika ligjore i integroi me personelin diplomatik, duke iu ofruar garanci të lidhura me statusin. Gjatë shekullit të XX-të, veçanërisht që nga viti 1945, postet e atasheve ushtarakë u shtuan, duke shoqëruar arritjen e pavarësisë nga Shtete të reja.

Atashetë ushtarakë, të cilët tani quhen Atashe të Mbrojtjes, përzgjidhen në bazë të gradave të tyre. Ata janë gjithmonë oficerë të lartë, nganjëherë gjeneralë. Ata janë gjithmonë të diplomuar në shkollën e Shtabit të Përgjithshëm, shumë shpesh të Shkollës së Lartë të Luftës.


Hyrje direkte me Organizmat Kryesore :

- Etat-Major des Armées
- Direction Générale de l’Armement
- Secrétariat Générale pour l’Administration
- Armée de Terre
- Marine nationale
- Armée de l’Air

Ndryshimi i fundit: 12/06/2017

Në krye të faqes