Atelie për shkrim skenari [fr]

Guy Mousset - JPEG

Regjisori dhe shkrimtari francez Guy Mousset do të jetë në Tiranë nga data 21 deri më 25 tetor 2013 për të organizuar një atelie për shkrim skenari me studentët e kursit të filmit të Universitetit të Arteve të Tiranës me qëllim realizimin e një filmi me metrazh të shkurtër.

Si pedagog i përhershëm në shkollën prestigjioze të kinemasë LA FEMIS që prej vitit 1995, ai drejton një numër të madh të projekteve të studentëve. Rreth moshës 25 vjeçare rrugët e tij u kryqëzuan me ato të Claude Miller, Resnais, Téchiné, Beineix, François Ozon! Ai organizoi ndërhyrjet dhe seancat mësimore të Raul Ruiz, Pawel Edelman, Roman Polanski, Johnny Depp, Francis Ford Coppola…

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të artistit Guy Mousset.

Ndryshimi i fundit: 22/10/2013

Në krye të faqes