Baleti Angelin Preljocaj në Tiranë [fr]

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Franca, Ministria e Kulturës dhe Opera e Tiranës kanë mundësuar ardhjen e trupës së baletit të koreografit të njohur Angelin Preljocaj në Tiranë. Do të jepen dy shfaqje, ditën e premte 19 tetor dhe të shtunë 20 tetor ora 20:00.

Baleti quhet "Ajo që unë e quaj harresë". Gjithmonë i dashuruar me veprat e forta letrare, Angelin Preljocaj ka zgjedhur të bëjë koreografinë dhe të vërë në skenë tekstin e Laurent Mauvignier, “Ajo që unë e quaj harresë”. Ky fiction i frymëzuar nga një ngjarje e zakonshme që ka ndodhur në një supermarket në Lion tregon historinë tragjike të një të riu të margjinalizuar të rrahur për vdekje nga katër roje pasi ai kishte pirë aty një kanaçe birre pa e paguar atë. Reflektim politik mbi dhunën sociale, teksti ndan të njëjtën ndjenjë me trupin e viktimës. "Kjo është një fjali e vetme, thotë koreografi, një fjali e gjatë e pambarimtë, e cila bashkon thellësisht lojën e trupave dhe strukturën letrare. Mendova se baleti mund ta merrte këtë subjekt, duke vendosur tregimin në perspektivë, dhe duke përdorur një shkrim koreografik, i cili do të ishte specifik për të".

Me "Ajo që unë e quaj harresë", e interpretuar nga gjashtë balerinë dhe një aktor, Angelin Preljocaj krijon një shfaqje të një gjinie të re, midis teatrit dhe baletit, mjeshtri e artit dhe e brutalitetit të jetës.


Ballet Preljocaj - JPEG


Ndryshimi i fundit: 15/10/2012

Në krye të faqes