Banka Société Générale feston 150-vjetorin e saj dhe 10-vjetorin e vendosjes në Shqipëri [fr]

Zoti Kryetar i Këshillit administrativ të “Société générale”,

Z. Guvernator i Bankës Qendrore të Shqipërisë,

I dashur Frédéric,

Të dashur miq,

Para 150 vjetësh një grup sipërmarrësish francezë krijuan « Société générale » për të zhvilluar ekonominë dhe industrinë në Francë: misioni u përmbush, Société générale ka ditur të përshtatet sipas kohës, të kapërcejë të gjitha krizat që kanë shënuar këto 150 vjetët e fundit dhe të jetë e hapur në planin ndërkombëtar: Société générale është e pranishme tani në 76 vende, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Franca ka qenë gjithmonë e pranishme në Shqipëri, mjaft timide na thonë miqtë tanë shqiptarë, por unë duhet t’ju pohoj se edhe shumë bashkëpatriotë të mi që e njohin këtë vend ndajnë këtë mendim. Por megjithatë, sot bëhen 10 vjet që « Société générale Albanie » është e pranishme në peizazhin shqiptar duke vënë në dispozicion të popullsisë shqiptare dhe të aktorëve ekonomikë shqiptarë gjithë ekspertizën dhe teknologjitë e saj, fryt i 150 vjet përvoje të kësaj banke.

Me 120.000 klientë në këtë vend, « Société générale Albanie » luan një rol të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm në financimin e aktiviteteve ekonomike duke qëndruar në krah të aktorëve vendas për zhvillimin e projekteve të tyre, duke krijuar kështu edhe vende pune.

43 agjenci, 400 punonjës, nga të cilët 396 bashkëpunëtorë shqiptarë, flasin për suksesin e këtyre 10 vjetëve të « Société générale Albanie » e cila ka mundur të krijojë një rrjet profesionistësh pranë klientit, të besueshëm dhe të vlerësuar me qëllim që t’i përgjigjet nevojave dhe aspiratave të popullsisë me vullnet të fortë për të qenë sa më shpejt pjesë e Europës.

S’ka asnjë dyshim që « Société générale Albanie » do të vazhdojë të jetë një faktor aktiv i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë.

Përgëzime « Société générale Albanie » për punën e shkëlqyer që ka kryer, gjithë personelit të saj, një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë tanë shqiptarë që kanë besim tek ajo.

Vazhdim të mbarë!

Président du Conseil d'Administration de la Société générale
M. Didier Guilbert Chargé d'affaires a.i. de l'Ambassade de France
Célébration de l'anniversaire de la Société Générale
M. Frédéric Blanc, Directeur Générale de la SG en Albanie

Ndryshimi i fundit: 05/09/2014

Në krye të faqes