Bashkëpunimi franko-shqiptar për zhvillim rural në zonat malore [fr]

NJOFTIM PËR SHTYP 27.03.2012

Fillimi i bashkëpunimit franko-shqiptar për zhvillim rural në zonat malore.

Ambasadorja e Francës, Zonja Christine Moro bashkë me zëvendës ministrin e Bujqësisë, Z. Thomja, inaguroi më 26 mars në Tiranë një bashkëpunim franko-shqiptar për biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural të maleve të Ballkanit.

Kjo konferencë bashkoi ekspertë të shumtë francezë dhe shqiptarë të fushave të bujqësisë, të mjedisit, të biodiversitetit, të prodhimeve vendase dhe markave të cilësisë. Bashkëpunimi në fjalë është një projekt rajonal për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. I shtrirë në një periudhë prej katër vitesh, ai synon të mbrojë biodiversitetin në zonat kufitare malore të këtyre vendeve duke organizuar zhvillimin e qëndrueshëm rural të këtyre rajoneve të prekura thellë nga varfëria dhe emigracioni.

Ky projekt lidh ngushtë dy vendet, Francën dhe Shqipërinë. Në fakt, Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore (MADA), do të jetë udhëheqësi i projektit dhe bashkë-zbatues i tij me Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve të Larta Agronomike Mesdhetare (CIHEAM - Centre International de Hautes Etudes Agronomiques Méditerranéennes) dhe Institutin e Agronomise Mesdhetare (IAM - Institut d’Agronomie Méditerranéen), partnerë francezë të Shqipërisë në fushën e bujqësisë që prej 15 vitesh. Projekti është financuar nga MADA në vlerën e 2.25 milionë euro dhe nga një subvencion i Fondit francez për Mjedisin Global (FFEM – Fonds français pour l’environnement mondial) prej 1.2 milionë euro.

Ndryshimi i fundit: 12/06/2017

Në krye të faqes