Bashkëpunimi gjuhësor dhe arsimor [fr]

Bashkëpunimi gjuhësor dhe arsimor :

Seksionet dygjuhëshe

Në Shqipëri ekzistojnë tre seksione dygjuhëshe. Dy janë të vendosura në "Liceun e Gjuhëve të Huaja" në Tiranë dhe në Elbasan (shkollim për 5 vjet) dhe i treti në Korçë, në një lice të përgjithshëm me drejtim shkencor (shkollim për 4 vjet).

Mësuesit e gjuhës frënge dhe të lëndëve jogjuhësore të këtij seksioni dygjuhësh përfitojnë rregularisht stazhe, në Shqipëri, në Francë dhe në vende të tjera. Në këtë fushë janë bërë partneritete me IUFM, me CIEP të Sèrves, me Shoqatat e Mësuesve të Histori-Gjeografisë.

Që prej disa vitesh, funksionon një program rajonal për trajnim dhe shkëmbime (Cocop) midis seksioneve dygjuëshe të Shqipërisë dhe të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i drejtuar bashkërisht nga SCAC i Tiranës dhe ai i Shkupit është në funksion.

Të trija këto seksione dygjuhëshe përfitojnë nga prania e një stazhiereje Masteri të Frëngjishtes si Gjuhë e Huaj ose nga një mësuese franceze e CRSP.

Frëngjishtja në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm :

Frëngjishtja është gjuha e dytë e huaj që mësohet në Shqipëri. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me Shoqatën e Mësuesve të frëngjishtes në Shqipëri, SCAC jep mbështetjen e tij në trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhës frënge, në licetë e gjuhëve të huaja, në licetë e përgjithshëm dhe në shkollat "9-vjeçare" (arsimi i detyruar) nëpërmjet seminareve dhe stazheve në vend ose në Francë.

Frëngjishtja në Universitet :

Në Shqipëri ekzistojnë dy departamente të gjuhës frënge, në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Elbasanit, si dhe një seksion i gjuhës frënge në Departamentin e gjuhësisë të Universitetit të Shkodrës. Ata sigurojnë një mësimdhënie të gjuhës, të letërsisë, didaktikës dhe të përkthim-interpretimit.

Secili nga këto tri vende për formimin e mësuesve të gjuhës frënge përfiton nga prania e një stazhiereje Masteri e Frëngjishtes si Gjuhë e Huaj.

Aleancat Franceze :

Katër Aleancat Franceze dhe anekset e tyre përbëjnë vende të njohura dhe dinamike të mësimdhënies të gjuhës frënge në vend. SCAC jep mbështetjen e tij në formimin e mësuesve si në vend ashtu edhe në Francë. Aktualisht theksi është vendosur veçanërisht mbi Frëngjishten me objektiva specifike,ndërmarrë në Tiranë, në kuadrin e zhvillimit të një mësimi "jashtë mureve" me destinacion administratat dhe ministritë.

Ndryshimi i fundit: 15/11/2017

Në krye të faqes