Biografia e Ambasadores [fr]

Elisabeth Barsacq
Ambasadore e Francës në Shqipëri

Foto e Ambasadores - JPEG E formuar si specialiste për Evropën lindore dhe qendrore, Elisabeth Barsacq ka një karrierë diplomatike të përqendruar në dy aspekte: analizë politike dhe bashkëpunim. Si kuadër i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, gjatë punës së saj ajo është përballur dhe ka zhvilluar kompetenca si drejtuese në funksionet e ndryshme që ka pasur, për shembull si shefe misioni.

Në postet e saj në Poloni (1988-89), në Hungari (1993-97), në Turqi (2003-2006), në Rusi (2010-2013) dhe në Mongoli (2015-2018), por edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Francës pranë Organizatës Detare Ndërkombëtare (OMI, Londër 2013-2015) ose në Drejtorinë e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1990-1993) i është dashur të analizojë situatën politike, rolin në skenën ndërkombëtare dhe strategjinë e vendeve ku ka punuar.

Funksione e shumta në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me vlerësimin e politikave publike (2000-2003) dhe me bashkëpunimin shkencor, punën kërkimore dhe arsimin e lartë, po ashtu dhe jashtë ministrisë, në një institut kërkimesh shkencore (2006—2008) e kanë shtyrë Elisabeth Barsacq të interesohet për çështje që lidhen me zhvillimin dhe bashkëpunimin.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka ushtruar disa poste përgjegjësie të lartë drejtimi. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ajo ka qenë Konsulle e Përgjithshme në Shën-Petersburg, ambasadore pranë OMI-t dhe ambasadore në Mongoli.

Gjatë dy viteve të fundit, ajo ka shërbyer në Lion si Këshilltare diplomatike e Prefektit të rajonit Auvergne Rhône-Alpes, rajon që shtrihet në jud-lindje të Francës, pranë Zvicrës dhe Italisë.

Ministre e plotfuqishme e klasit të parë
Kalorëse e Legjionit të Nderit, Oficere e Urdhrit Kombëtar të Meritës, Medalje Nderi e Punëve të Jashtme (bronzi).

Diplomuar në Institutin e studimeve politike të Parisit, diplomuar në studime të thelluara (studime sovjetike dhe evropiane-lindore), diplomë e lartë e Institut kombëtar të gjuhëve dhe qytetërimeve lindore (polonisht).

Ndryshimi i fundit: 27/10/2020

Në krye të faqes