Bursa kërkimore mbi ksenofobinë dhe antisemitizmin

Bashkia e Parisit ka nderin t’ju informojë për fillimin e edicionit të vitit 2012 të Bursave mbi ksenofobinë dhe antisemitizmin.

Qyteti i Parisit ofron dy bursa mbi ksenofobinë dhe antisemitizmin. Ato jepen çdo vit për një kandidat/e francez/e dhe një kandidat/e të huaj duke i dalluar nga cilësia e projektit të tyre kërkimor.

Thirrja për projektet 2012 është e hapur. Data e dorëzimit të dosjeve është vendosur ditën e hënë 1 tetor 2012.

Për më shumë informacion (në gjuhën frënge), vizitoni faqen e Internetit të qytetit të Parisit duke klikuar këtu.

Dernière modification : 02/08/2012

Haut de page