Çelja e Panairit të 17-të të librit në Tiranë [fr]

Panairi i XVII-të i Librit në Tiranë u përuruar të martë, 12 nëntor, nga Z. Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve, nën praninë e Ambasadorit të Francës, Z. Bernard Fitoussi, dhe të përfaqësuesve të ambasadave të Italisë, Suedisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast, Franca vendosi stendën « Café Montparnasse » ku janë paraqitur veprat franceze të përkthyera në shqip mbi njëqindvjetorin e « Luftës së Madhe » (« Përshëndetje nga Shqipëria » të Luan Ramës dhe « Një oficer francez në Ballkan » të Dominique Danguy des Déserts). Albumi i Tintinit në shqip do të bëhet i njohur nga Botimet Bénart me pjesëmarrjen e botuesve të pranishëm në stendë përreth aktiviteteve mbi grafikën dhe tregimeve të vizatuara.

Aleanca Franceze, Agjencia Universitare e Frankofonisë, Shkolla Franceze e Tiranës, Banka Société générale dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri marrin pjesë në këtë aktivitet.

JPEG - 106.9 ko
Stand de France au Salon du livre de Tirana

Ndryshimi i fundit: 14/11/2014

Në krye të faqes