Manovra të përbashkëta mes Marinës shqiptare dhe Marinës franceze [fr]

Ushtrimet janë zhvilluar të enjten, më 7 mars, nga ora 15;00 deri në 19;00, me nisjen nga porti i Durrësit dhe vazhdimin drejt poligonit të qitjes. Fregata « Jean de Vienne » dhe patrulluesi « Iliria » kanë kryer një seri manovrash ndërkohë që një motovedetë shqiptare vendoste shënjestrat për ushtrimet e qitjes. Këta të fundit u realizuan me sukses megjithë detin shumë të trazuar. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të marinës, gjeneral Qemal Shkurti, i cili ndoqi personalisht këto manovra, nënvizoi përgatitjen profesionale të ekuipazheve dhe shprehu kënaqësinë e tij të madhe duke vënë theksin në nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit me marinën franceze.

Ndryshimi i fundit: 12/03/2013

Në krye të faqes