Ceremonia e mbylljes së binjakëzimit të Kuvendit shqiptar me Parlamentet franceze dhe hungarez [fr]

Ceremonia mbylljes së projektit të binjakëzimit të Kuvendit shqiptar me Parlementet hungarez dhe francez u zhvillua të mërkurë, më 5 qershor, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky binjakëzim u realizua nga Kuvendi kombëtar hungarez në bashkëpunim me Asamblenë kombëtare dhe Senatin e Francës, në kuadrin e programit IPA (Instrumenti për Asistencën e Para-aderimit) të BE-së për Shqipërinë.
Ky projekt bëri të mundur konsolidimin e kapaciteteve parlamentare në mënyrë që normat e shtetit shqiptar t’i afrohen standarteve evropiane.

Programi, i cili u zhvillua në dy vjet, do t’i mundesojë Kuvendit shqiptar të marrë shembull nga eksperiencat e Parlamenteve francez dhe hungarez.

Gjatë fjalimit të tij, Nënkryetari i Kuvendit kombëtar hungarez, Z. Janos Latorcai theksoi se Hungaria do të mbetet një aleate e Shqipërisë në proceset integruese të saj.

Ndërsa senatori francez, Michel Berson, u shpreh se « Franca, Asambleja kombëtare dhe Senati francez do të vijojnë mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian ».

http://eeas.europa.eu/delegations/albania/press_corner/all_news/news/2013/20130606_sq.htm

Cérémonie du clôture du jumelage du Parlement albanais avec les Parlements français et hongrais. - JPEG

Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes