Çmimi për të Drejtat e Njeriut

Fillon paraqitja e kandidaturave për Çmimin e të Drejtave të Njeriut, i cili jepet nga Republika Franceze, për vitin 2015

Krijuar në vitin 1988, Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Republikës Franceze organizohet nga Komisioni Kombëtar Konsultativ i të Drejtave të Njeriut (CNCDH), i cili është një institucion kombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ky çmim vlerëson veprimtaritë individuale ose kolektive në terren në mbështetje të të Drejtave të Njeriut, pa dallime kombësie apo kufijsh dhe që u përgjigjen njërës nga dy temat e zgjedhura për këtë vit:

Dy temat e vitit 2015 janë:

1 – Rreziqet e Internetit për të Drejtat e Njeriut

2 – Mjedisi dhe të Drejtat e Njeriut

CNCDH ka në dispozicion për këtë çmim një buxhet të përgjithshëm prej 70.000€, i cili ndahet mes pesë fituesve të parë (10.000€ deri 15.000€ për projekt). Pesë të kualifikuarit e dytë marrin një « diplomë speciale ».

Data e fundit për paraqitjen e kandidaturave është 11 tetor 2015

Informacion për paraqitjen e kandidaturës në gjuhën :

franceze

PDF - 260.3 ko
(PDF - 260.3 ko)

angleze

PDF - 379.4 ko
(PDF - 379.4 ko)

Ndryshimi i fundit: 23/09/2015

Në krye të faqes