Darka Goût de / Good France 2019 - Sot është Dita! [fr]

Sot në mbrëmje, ora 20:00, ambasada e Francës në Shqipëri organizon darkën gastronomike Goût de / Good France në restorantin Karlsberg të hotel Xheko Imperial. Shef Williams Jacquier i restorantit "Le Vivarais" i certifikuar "Bouchon lyonnais" dhe emëruar "Toques blanches", Mjeshtër kuzhine në France në 1996, vjen posaçërisht nga Lioni për të përgatitur, në bashkëpunim me shefat dhe ekipin e Xheko Imperial, një darkë me shijet nga Provance, rajoni i nderit edicionin e 2019-ës.

Good de France - PNG

Siç u njoftua edhe nga Presidenti Emmanuel Macron gjatë konferencës së shtypit mbi tematikën e këtij edicioni, darka do të respektojë parimet e zhvillimit të qendrueshëm përmes një gastronomie të përgjegjshme dhe një angazhim për ruajtjen e planetit. Zgjidhni alternativën tuaj të menusë (Word - 2.1 Mo), rezervoni dhe paguani direkt pranë Xheko Imperial duke i kontaktuar në 069 20 36 663 ose në 068 20 24 235. Vende të kufizuara!

Tre restorantë të tjerë janë pjesë të edicionit të 2019-ës për Goût de/Good France në Shqipëri në data të ndryshme: "Pastiçeria franceze" në Tiranë (069 228 4833), restorant « Le Paname » në Elbasan (069 780 1670) dhe restorant « le Petit Paris » në Korçë (069 742 9631). Për më tepër informacion kontaktoni me ta!

Për më tepër informacione mbi edicionin Goût de/Good France vizitoni faqen zyrtare të internetit

JPEG - 213.9 ko
Chef Williams Jacquier

Partenaires - logo - PNG

Ndryshimi i fundit: 21/03/2019

Në krye të faqes