Darka franceze « Goût de France/ Good France », të mërkurën, 21 mars 2018 [fr]

Eveniment unik në botë që zhvillohet në 5 kontinente dhe në më shumë se 150 vende, « Goût de France/ Good France » mobilizon për të katërtin vit radhazi ambasadat e Francës dhe shefat e mbarë botës. Të gjithë do të propozojnë në të njëjtën ditë, të mërkurën 21 mars 2018, menu « à la française ». Për këtë edicion të katërt janë më shumë se 3000 restorante që do të marrin pjesë në këtë eveniment.

Në Tiranë, do të organizohet një darkë në Hotel Plaza nga dy shefa francezë, Sébastien Krieger dhe Marc Payeur, shefa në restorantin e hotelit me 5 yje "Royal Riviera" në Côte d’Azur në bashkëpunim me shefin dhe ekipin e Hotel Plaza.
Ejani të zbuloni një menu 100% franceze të përbërë nga 5 pjata dhe të shoqëruar me verëra e djathra të ardhur drejtpërdrejt nga rajonet më të mira të Francës.

Darka është me pagesë. Rezervimet pranë Hotel Plaza:+355 68 40 52 001.

Dy restorante të tjera marrin pjesë gjithashtu në këtë aktivitet në Shqipëri:
Mullet-Daias, Tiranë : Gourmet Restaurant "Marchesi": +355 68 20 27 887
Elbasan : Univers Resort : +355 69 40 71 278

JPEG - 682.2 ko
Good de France - Menu en français

Diner français « Goût de France/ Good France » - PNG

Ndryshimi i fundit: 16/03/2018

Në krye të faqes