Deklarata e ambasadës së Francës përpara votimit të 30 qershorit 2019 [fr]

Meqenëse dhuna është një këshilltare e keqe, Ambasada Franceze në Shqipëri mbështetet në të gjitha forcat politike për të shmangur tejkalimet dhe incidentet, çfarëdo qofshin ato, dhe për të siguruar shprehjen dhe respektin e papenguar të të drejtave të njeriut në një rend demokratik mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Për herën e 14-të që nga viti 1996, Zyra Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të vëzhgojë zgjedhjet në vend dhe, me kërkesë të Autoriteteve shqiptare, ka vendosur të dërgojnë një mision vëzhgimi zgjedhjesh të dielën më 30 qershor 2019. Pjesë e këtij misioni janë edhe vëzhgues francezë.

Situata e trazuar politike është rasti, nga njëra anë, që të përtërihet, në një formë që duhet përcaktuar, një dialog dinjitoz politik i denjë për të dalë nga kriza dhe nga ana tjetër, të përgatisë me vendosmëri hapat e ardhshëm, që janë pikërisht një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe reforma zgjedhore.

Reformat e ndërmarra duhet të zbatohen në të gjithë Shqipërinë, sepse "sundimi i ligjit është një vlerë themelore, mbi të cilën është ngritur Bashkimi Evropian dhe që është në qendër të procesit të zgjerimit, si dhe të procesit të stabilizim asociimit "(shih § 5 të konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian të 26 qershorit 2018).

Tiranë, më 28 qershor 2019

Ndryshimi i fundit: 10/07/2019

Në krye të faqes