Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme [fr]

MARRËVESHJA NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS

Serbia dhe Kosova nënshkruan sot një marrëveshje historike, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje është një kthesë dhe një hap paprecedent në përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ne përgëzojmë autoritetet serbe dhe kosovare, në veçanti të dy Kryeministrat, të cilët u angazhuan personalisht në një detyrë të vështirë, për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të arritur një kompromis. Ne duam t’u sigurojmë se kanë bërë një zgjedhje të guximshme.

Kjo marrëveshje hedh themelet për një marrëdhënie të normalizuar, që do kontribuojë për stabilitetin dhe do t’u mundësojë popujve të ecin drejt së ardhmes, zhvillimit të vendeve të tyre dhe perspektivës evropiane.

Për këtë arsye, është thelbësore të sigurohet pa vonesë zbatimi i kësaj marrëveshjeje. Franca dhe Bashkimi Evropian do të japin të gjithë mbështetjen e tyre. Ne përgëzojmë gjithashtu znj. Ashton dhe ekipin e saj për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, çka bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Ndryshimi i fundit: 22/04/2013

Në krye të faqes