Deklarata mbi gjendjen në Ukrainë - 20 Mars 2014

Deklarata mbi gjendjen në Ukrainë

1- Komunikatë e Presidentit të Republikës (18 mars 2014)

"Presidenti i Federatës së Rusisë ka nënshkruar sot një traktat për integrimin e Krimesë në Rusisë. Ky akt kryhet pas mbajtjes së një referendumi të paligjshëm në Krime, si nga ana e legjislacionit ukrainas, ashtu dhe nga ana e të drejtës ndërkombëtare.

Unë e dënoj këtë vendim. Franca nuk e njeh as rezultatin e referendumit të mbajtur në Krime më 16 Mars të këtij viti, as bashkimin e kësaj krahine të Ukrainës me Rusinë.

Këshilli i Evropës i datës 20 dhe 21 mars, duhet të jetë rasti për t’i dhënë një përgjigje evropiane të fortë dhe të bashkërenduar ndaj kësaj etape të re që sapo u kapërcye ».

2- Intervista e Zotit Laurent Fabius me "Europe 1" (18 mars 2014) -pjesë-

… Pyetje – Sot në mëngjes, Vladimir Putin informoi Parlamentin e tij për përshpejtimin e procedurës së bashkimit të Krimesë me Rusinë. Nëse bëhet fjalë për aneksim, siç thatë pak më parë, çfarë po ndodh? çfarë po bëjnë vendet perëndimore? Po vendet evropiane?

Përgjigje – Linja që ne kemi zgjedhur është refuzimi i këtij fakti të kryer, pra është linja e vendosmërisë. Në të njëjtën kohë, ne nuk bëjmë luftë – duhet të jetë e qartë – pra duhet të përpiqemi të gjejmë rrugët e dialogut. Ka një seri sanksionesh që janë parashikuar. Ne jemi në nivelin 2 të sanksioneve dhe mund të kalojmë në nivelin 3.

Pyetje - A jemi pranë rrezikut të një përplasjeje?

Përgjigje - Po, duhet të bëjmë jashtë zakonisht shumë kujdes; kjo është kriza më e rëndë që kemi njohur që prej përfundimit të Luftës së ftohtë. Mund të ketë gjithmonë shkarje dhe provokime. Kur kemi nga njëra anë trupat që janë grumbulluar në kufirin me Ukrainën dhe nja ana tjetër, sigurisht, një Ukrainë e cila, me të drejtë, ndihet e sulmuar, mund të ketë zhvillime të rënda. Duhet të dimë të ruajmë gjakftohtësinë.

Pyetje - Ju sapo keni konfirmuar se mijëra ushtarakë rusë janë afruar në kufirin lindor të Ukrainës. Nëse ata vazhdojnë të përparojnë, a do të reagojnë vendet perëndimore në lidhje me këtë presion dhe si? Me shpatë në dore dhe me armë, apo duke u përpjekur ende të bisedojnë?

Përgjigje - Jo, sigurisht ne jemi për dialog dhe kemi propozuar që OSBE-ja, një organizëm që bashkon në të njëjtën kohë Rusët dhe Evropianët e Bashkimit Evropian, të mund të dërgojë një numër të madh vëzhguesish pikërisht për të shmangur këtë përplasje…

Pyetje - …Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione.

Përgjigje – Jo vetëm Bashkimi Evropian; Bashkimi Evropian i bashkuar, Amerikanët dhe Japonezët e kanë njoftuar të njëjtën gjë sot. Ju e keni parë se kur është diskutuar për këtë në OKB, edhe vetë Kinezët, të cilët zakonisht votojnë për rusët, kanë abstenuar. Rusia është krejtësisht e izoluar dhe, nëse ajo vazhdon kështu, kemi të bëjmë jo vetëm me një tension jashtëzakonisht të rrezikshëm për situatën botërore, por për më tepër, kjo do të jetë në dëm të saj; e gjithë kjo, nga pikëpamja ekonomike, do të jetë një katastrofë për të.

Pyetje – (Mbi dërgimin e armëve në Kiev)

Përgjigje - Jo, ne nuk gjendemi në këtë perspektivë. Duhet të kuptohet qartë se ne kemi zgjedhur vendosmërinë dhe dialogun. Kjo do të thotë se ka dy zgjidhje që ne nuk mund t’i pranojmë, as njërën dhe as tjetrën: nga njëra anë, të mos bësh asgjë – do të ishte absurde dhe në dëmin tonë – ose, nga ana tjetër, të shkohet drejt përshkallëzimit ushtarak. Duhet të jemi të qartë në lidhje me këtë.

3- Deklaratë e Zotit Laurent Fabius gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij brazilian (19 mars 2014) -pjesë-

… Çështja e Ukrainës do të trajtohet përsëri në ditët e ardhshme nga kryetarët e Shteteve dhe të qeverive evropiane që do të mblidhen ditën e enjte dhe të premte. Për më tepër, në fillim të javës së ardhshme, do të mbahet një mbledhje e anëtareve të G7 me qëllim që të mund të bashkërendojnë qëndrimet.

Përsa i përket Evropës dhe Francës, ju e dini se cili është pozicioni ynë. Në të njëjtën kohë vendosmëri, meqë ne nuk mund të pranojmë pa reaguar se kemi të bëjmë me një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, dhe krahas kësaj, dialog. Sepse duhet shmangur përshkallëzimi. Ne kemi marrë tashmë një numër sanksionesh. Çështja do të shqyrtohet përsëri ditën e enjte dhe të premte gjatë takimit të Këshillit Evropian.

Ne kemi bërë propozime në mënyrë që të vendoset dialogu, fillimisht midis rusëve dhe ukrainasve, dhe më pas, midis vendeve të tjera. Por qëndrimi ynë mbetet vendosmëria dhe vullneti për dialog për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Çfarë dëshirojmë ne? Ne duhet të dënojmë sanksionojmë shkeljet e së drejtës ndërkombëtarë dhe nga kjo pikëpamje, është e qartë që pseudo-referendumi është zhvilluar në kundërshtim me kushtetutën e Ukrainës dhe rregullat ndërkombëtare dhe se, aneksimi i një pjese të territorit ukrainas nga Rusia është krejtësisht në kundërshtim me të drejtën. Arsyetimet kundër këtij pozicion nuk qëndrojnë.

…Pika e parë është një aspekt juridik. Nëse e pranojmë pa reaguar që një pjesë e vendit, siç është rasti i Kriemsë, organizon një pseudo-referendum, në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe për më tepër, nëse pranojmë se një vend, në rastin konkret Rusia, anekson një pjesë të një shteti tjetër - dhe ky është një tjetër problem – ju e kuptoni qartë problemin e rëndëndërkombëtar që krijohet. Sigurisht, kjo do të thotë që kufijtë nuk janë më të respektuar dhe të garantuar.

Aspekti tjetër për të cilin kemi folur pak deri tani, por që na preokupon, është çështja bërthamore. Franca dhe Brazili janë kundër shtimit të armëve bërthamore ; kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Ju e dini, pa dyshim, se deri në vitet 90 Ukraina ishte një superfuqi bërthamore. Ishte madje vendi i tretë për nga rëndësia që ishte i pajisur me armë bërthamore. Në vitin 1944, u bë një marrëveshje jashtëzakonisht pozitive. Ukraina aderoi në Traktatin e mos-shtimit tëkëtyre armëve, dhe paralelisht, në Memorandumin e Bukureshtit,u garantua integriteti i Ukrainës. Ukraina hoqi dorë nga armët e saj bërthamore dhe integriteti i saj u garantua nga tre vendet nënshkruese të këtij memorandumi : Shtete e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Rusia.

Konkretisht, kjo do të thoshte se ato do tëhiqnin dorë nga armët bërthamore, por integriteti duhej të garantohej. Sot, ata kanë hequr dorë nga armët e tyre bërthamore, por integriteti nuk ështëi garantuar, siç e dëshmon fakti që një pjesë e territorit të tyre ështëaneksuar, dhe për më tepër, prej njërit prej vendeve që ishte garant i këtij integriteti. Kjo gjë na shqetëson shumë sepse ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të luftuar kundër shtimit bërthamor; fakti se shtete të reja favorizojnë armatimin bërthamor përbën një rrezik. Nëse jepet përshtypja se, një shtet i cili kishte armë bërthamore dhe që pranon t’i braktisë ato, jo vetëm nuk shikon integritetin e tij të garantuar, por i merret një pjesëe territorit, atëherë kjo gjë shërben si nxitje për vendet e tjera që kanë armë bërthamore për të mos i shkatërruar dhe kryesisht një nxitje për vendet e tjera që mendojnë të pajisen me armë bërthamore për mbrojtjen e territorit ta tyra. Është krejtësisht e kundërta e asaj që ne dëshirojmë në planin ndërkombëtar. Ky aspekt i gjërave nuk kuptohet gjithmonë siç duhet, por ai është shumë i rëndësishëmnë këtë konflikt.

Ndryshimi i fundit: 20/03/2014

Në krye të faqes