Deklaratë për shtyp e Ambasadës së Francës në Shqipëri [fr]

Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës « Charlie Hebdo » në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes : shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen.

Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit. Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez. Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar.

JPEG

Ndryshimi i fundit: 12/12/2017

Në krye të faqes