Dekorime [fr]
"Gjenerali Malaj, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, u dekorua me titullin "Komandant i Rendit Kombëtar të Meritës franceze".
Më 13 dhjetor, Ambasadorja e Francës i dorëzoi dekoratën e Komandantit të Rendit Kombëtar të Meritës franceze Z. Maksim Malaj, Gjenerali brigade, i cili deri në muajin korrik ushtronte funksionin e Shefit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare. Ambasadorja rikujtoi veprimtaritë e Gjeneralit Malaj në bashkëpunimet me Francën, në planin dypalësh, evropian (pjesëmarrja e ushtrisë shqiptare në operacionin Eufor Çad-Afrika qendore) dhe në kuadrin e NATO-s.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin autoritetet e larta të Ushtrisë shqiptare, në veçanti Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, i cili zëvendësoi Gjeneralin Malaj në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare.
Gjatë të njëjtës ceremoni, Kolonelit Henri Sowa, Atasheu francez i Mbrojtjes në Shqipëri, iu dorëzua dekorata e Oficerit të Rendit Kkombëtar të Meritës.