Dhurim librash në biliotekën e Kryeministrisë dhe çelja e ekspozitës “dhjetë fjalët e frankofonisë” [fr]
Në kuadrin e “Pranverës së frankofonisë në Shqipëri 2018”, Ambasadorja e Francës Christina Vasak dhuroi zyrtarisht 210 libra në frëngjisht për bibliotekën e Qendrës për Hapje dhe Dialog, të mërkurë, më 28 mars. Këto libra pasurojnë koleksionin mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, Bashkimin Evropian, historinë, kulturën dhe artet.
Në këtë ceremoni u dha rasti gjithashtu për çeljen e ekspozitës “dhjetë fjalët e frankofonisë”. 15 “mure të frankofonisë” të zbukuruara me krijime nga nxënësit e shkollave 9-vjeçarë, të mesme, të Universiteteve apo të aleancave franceze në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Korçë do të ekspozohen deri më 31 mars.