Diplomacia franceze e mobilizuar në mbështetje të kandidaturës Paris 2024 [fr]

Qyteti i Parisit është kandidat për të pritur Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në vitin 2024. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Zhvillimit Ndërkombëtar, anëtar themelues, së bashku me rrjetin diplomatik francez jashtë Francës, mobilizohet për të mbështetur këtë kandidaturë.

JPEG

Një kandidaturë federative

Kandidatura e Parisit është një temë federative, e cilla ngjall një përfshirje të fortë kombëtare. Projekti është përkrahur nga të gjithë aktorët e sportit francez dhe mbështetur nga 77% e francezëve (sondazh i TNS Sofres, tetor 2016). Përtej publikut të gjerë, e gjithë qeveria dhe klasa politike e të gjitha niveleve, bota ekonomike, shoqatat, OJQ-të janë angazhuar për këtë projekt.

Ministria priti më 8 shkurt ekipin e komitetit të kandidaturaveParist 2024 për t’u prezantuar ambasadorëve të vendeve të përfaqësuara në Francë kandidaturën e Parisit në Lojrat Olimpike dhe Paralimpike për vitin 2024.

Franca, një destinacion tërheqës për ngjarjet e rëndësishme sportive

France ka treguar kohët e fundit aftësinë e saj për të organizuar ngjarjet më të mëdha sportive, duke ruajtur dimensionet e tyre të njohura, të sigurta dhe festive, pavarësisht nga një mjedis ndërkombëtar kompleks.

Ngjarjet e fundit të mëdha, sportive ose jo, të organizuar në vendin tonë, si COP 21, UEFA Euro 2016 ose Kampionati Botëror i hendbollit, theksojnë aftësitë dhe ekspertizën e Francës në këtë fushë. Gjatë Kampionatit evropian Euro 2016 zonat rezervuar tifozerisë pritën nën masa të sigurta mbi 1.2 milion njerëz në Paris dhe mbi 4 milion në Francë.

Me trashëgiminë e saj unike dhe me aftësinë e saj për sa i përket mikpritjes, Parisi dhe Franca janë destinacionet e para turistike në botë. Nëse kandidature e Parisit do të përzgjidhet, i gjithë qyteti do të bëhet një park i vërtetë olimpik, me ngjarje të shumta pranë vendeve turistike, si Kulla Eifel, kompleksi Invalidët, shëtitorja Champs-Elysees ose Kështjella e Versajës, për kremtimin e njëqindvjetorit të lojrave që u mbajtën në kryeqytet në vitin 1924.

Vlera që ndahen nga diplomacia franceze

Projekti i kandidaturës së Parisit 2024 synon të jetë si i fortë, i përgjegjshëm ashtu edhe me vlera të mëdha për humanizmin, për gjithëpërfshirjen, për bashkimin, vlerat që ndahen nga Franca në arenën ndërkombëtare. Ky vullnet mishërohet në disa aspekte të reja të kësaj kandidature:

- * Një festim unik i Lojërave dhe i Olimpizmit, i hapur për të gjithë, në zemër të Parisit dhe në monumentet e tij më të bukura.

- * Një vizion, i cili mbështetet në vlerat sportive dhe të Olimpizimit për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe solidare, në Francë, por edhe në arenën ndërkombëtare, me veçanërisht vendin kryesor kushtuar Lojërave Paraolimpike në këtë projekt.

- * Lojërat e para që u shënuan në linjën e Marrëveshjeve historike të Parisit në lidhje me klimën. Kjo temë është themelore për Paris 2024. Lojërat e Parisit 2024 do kenë një ndotje karboni e zvogëluar në 55% në krahasim me Lojërat e Londërs në 2012-ën dhe të Rios në 2016-ën.

- * Investimet në infrastrukturë (jo në lidhje me lojërat) të përqëndruara ekskluzivisht në nevojat e territoreve, në shërbim të popullsisë (banesa, ambiente sportive, ura lidhëse). Me 95% të ambienteve sportive ekzistuese apo të përkohshme Paris 2024 do të ketë për të ndërtuar vetëm dy lloje ambientesh: parkun e atletëve, atë të mediave dhe parkun ujor, për të cilët nevojitet një buxhet i përgjegjshëm dhe i kontrolluar.

- * Një trashëgimi e rëndësishme për njerëzit pas mbarimit të Lojrave. Në përfundim të garave parku do të transformohet në një eko-lagje të re me shkolla, dyqane dhe me një shumëllojshmëri për përcaktimin e banesave.

Si të bëni gjestin zyrtar për mbështetjen e kandidaturës Paris 2024 (PDF- 990.8 ko)

PNG

Ndryshimi i fundit: 29/03/2017

Në krye të faqes