Diplomë e dyfishtë midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Teknologjisë së Compiègne [fr]

Drejtori i Universitetit të Teknologjisë së Compiègne, Philippe Courtier, dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, nënshkruan në prani të Ambasadores së Francës në Shqipëri, Christina Vasak, një marrëveshje për diplomë të dyfishtë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Të dyja universitetet punojnë së bashku që prej 2008, viti i nënshkrimit të marrëveshjes së parë të bashkëpunimit. Kjo diplomë e dyfishtë përbën një fillim për shkëmbime të tjera shumë të frytshme, sipas Z. Philippe Courtier.

Z. Andrea Maliqari theksoi traditën për hapje ndërkombëtare që ka ndjekur Universiteti Politeknik i Tiranës dhe që është konkretizuar me rreth pesëdhjetë shkëmbime me partnerë të huaj. Franca është shumë e pranishme në këto marrëdhënie dhe konkretisht Ecole nationale des ponts et chaussées e Parisit, Ecole spéciale des travaux publics e Parisit, Ecole des mines d’Alès, Universiteti i Poitiers dhe Universiteti i Teknologjisë i Compiègne.

Ndryshimi i fundit: 28/01/2019

Në krye të faqes