Dita botërore e lirisë së shtypit [fr]

« Gazetarët kontribuojnë në informimin e qytetarit dhe jo rastësisht liria e shtypit është njëri nga kriteret e vlerësimit të shkallës së demokracisë »

Me rastin kësaj dite të 3 majt, Ambasadorja mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Universiteti Bedër në Tiranë. Znj. Moro u bëri homazhe gazetarëve të vrarë, të sulmuar, të burgosur për shkak të aktivitetit të tyre profesional: « profesioni i gazetarit është thelbësor në funksionimin e demokracisë, është një detyrë për të gjithë demokratët që të garantojnë lirinë e tyre të të shprehurit dhe sigurinë e tyre individuale ». Ambasadorja nënvizoi se « gazetarët kontribuojnë në informimin e qytetarit dhe jo rastësisht liria e shtypit
është njëri nga kriteret për vlerësimin e shkallës së demokracisë ».

Ambasadorja përshëndeti miratimin e një memorandumi mbi etikën në mediat shqiptare, të përgatitur nga Unioni i Gazetarëve shqiptarë, gjatë një tryeze të rrumbullakët në universitetin Bedër

Në mbrëmje, Ambasadorja, e rrrethur nga bashkëpunëtorët e saj, priti gazetarë, shumica frankofonë, për t’i falenderuar për kujdesin e tyre mbi aktivitetet e ambasadës dhe mbi aktualitetin në Francë. Znj. Moro u shpreh e ndjeshme ndaj vështirësive me të cilat përballen një pjesë e madhe e gazetarëve shqiptarë: papunësia, kontrata të pasigurta, presione nga më të ndryshmet për të marrë një qëndrim apo një tjetër. « Kjo gjë nuk bën veçse i shton akoma dhe më shumë vlera punës suaj dhe mendimit të lartë që ju keni për përgjegjësinë tuaj në shoqëri », përfundoi ajo.

Fjalimi i plotë i Ambasadores:

PDF - 8.7 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 8.7 ko)

Ndryshimi i fundit: 06/05/2013

Në krye të faqes