Dita ndërkombëtare e të drejtave të gruas [fr]

Me datën 8 mars, ambasadorja mori pjesë në fushatën informuese dhe sensibilizuese në lidhje me numrin e vënë në dispozicion për gratë që bien viktimë e dhunës.

Bashkia e Tiranës dhe përfaqësues të OKB-së organizuan një fushatë informuese. Autobusët e linjave më të frekuentuara u pajisën, në pjesën e tyre të pasme, me afisha publicitare ku shkruhej ky numër. Përveç kësaj, gjatë gjithë ditës, vajza e djem të rinj udhëtuan me këta autobusë duke u shpërndarë fletëpalosje informuese udhëtarëve të të dyja gjinive.

Ambasadorja mori pjesë në inaugurimin e kësaj nisme, e shoqëruar nga Znj. Jonida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, nga Znj. Touimi-Benjellun, përfaqësuese e OKB-së, si edhe nga Ambasadorja e Gjermanisë, Znj. Muller-Holtkemper. Ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësuese të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, si edhe Këshilli i të Rinjve të Tiranës.

Journée internationale des droits des femmes - JPEG

Ndryshimi i fundit: 11/03/2013

Në krye të faqes