Dita speciale e aktiviteteve [fr]

JPEG

Dita speciale e aktiviteteve në shkollën “Edith Durham" në Tiranë, më 21 maj 2012 ora 11:00.

Me rastin e Muajit Europian 2012 Ambasadorja e Republikës së Francës, Znj. Christine Moro dhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Znj. Carola Müller-Holtkemper do të çelin, më 21 maj 2012 ora 11:00, Ditën speciale të aktiviteteve në shkollën “Edith Durham” në Tiranë.

Kjo Ditë speciale aktivitetesh do të përmbajë aktivitete në natyrë dhe një teatër mbi mjedisin. Ajo është pjesë e fushatës "Bëni një ndryshim" e organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) në Shqipëri në gjashtë shkolla publike në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë. Fushata është një projekt i përbashkët i Ambasadave të Francës dhe Gjermanisë në Shqipëri dhe mbështetet nga fondi franko-gjerman “Fond Elysée”.

Fushata, falë disa aktivitetesh të larmishme mjedisore, synon të promovojë vlerat evropiane për mbrojtjen e mjedisit dhe të ndryshojë sjelljen e fëmijëve ndaj mjedisit duke sfiduar të gjithë studentët shqiptarë nëpërmjet frazës “Jini ndryshimi që ju doni të shihni”. Tema e saj kryesore është “mbeturinat”. Fushata jep mesazhin mbi përgjegjësinë e individit dhe të komunitetit për të zvogëluar sasinë e mbeturinave nëpërmjet reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit të tyre në shtëpi, shkolla dhe komunitetet.

Ky projekt i përbashkët franko-gjerman zhvillohet në shkollat publike “Jeronim De Rada” (Tiranë), “Edith Durham” (Tiranë), “Marie Kaculini” (Durrës), “Eftali Koçi” (Durrës), “Ismail Qemali” (Shkodër) dhe “Sotir Gura” (Korçë). Aktivitetet e organizuara nga REC në Shqipëri përqëndrohen në tre drejtime strategjike: arsimi, komunitet, veprimitaria.

Gjatë fazës përgatitore në muajin prill, studentët prezantuan dokumentarë në lidhje me ndikimin e mbeturinave në shëndetin e njeriut, në biodiversitetin dhe në mjedis. Pajisja e burimeve “Jeta juaj, bota juaj, zgjedhjet tuaja” frymëzon të rinjtë për të "bërë një ndryshim" duke refuzuar, zvogëluar, ripërdorur dhe ricikluar mbeturinat në shtëpi, në shkollë dhe në komunitetet e tyre. Materialet në këtë pajisje përfshijnë informacione të shumta mbi burimet për menaxhimin e mbeturinave, për parimet e riciklimit, për ndërrmarjet e riciklimit në Shqipëri, për kontaktet si dhe për kompostimet e mbeturinave organike, tregun e gjelbërt dhe riciklimin e elektronik.

Les élèves de l'école Edith Durham
Le Chef de la Délégtion de l'UE, l'Ambassadeur de France et le Chargé d'affaires de l'Ambassade d'Allemagne
Les élèves de l'école Edith Durham
L'Ambassadeur de France
Le Chef de la Délégtion de l'UE, l'Ambassadeur de France et le Chargé d'affaires de l'Ambassade d'Allemagne

Ndryshimi i fundit: 23/05/2012

Në krye të faqes