Dorëzimi i medaljes së kalorësit të Legjionit të Nderit Profesorit Genc Sulçebe [fr]

Katër muaj pasi dekoroi Znj. Mimi Kodheli, Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri, i dorëzoi në 30 nëntor 2018 Profesor Genc Sulçebe medaljen e kalorësit të Legjionit të Nderit.

Pasi kreu studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe specializimin për pediatri në spitalin universitar të kryeqytetit, Z. Sulçebe niset në Francë në shërbimin e imunologjisë, hematologjisë dhe reumatologjisë pediatrike të spitalit Necker-Fëmijë të sëmurë në Paris. Në vitet 1983 dhe 1984, ai përfundon masterin në imunologji në Fakultetin e Biokimisë të Universitetit Paris VII, masterin në imunologji klinike në Fakultetin e mjekesisë Saint-Antoine të Universitetit Paris VI, si dhe merr edhe diplomën për studime imunologjie të thelluar në Institutin Pasteur.

Pas një pune kërkimore në laboratorin e imunologjisë dhe imunopatologjisë (njësia INSERM 108) në spitalin Saint-Louis në Paris dhe marrjes së diplomës për studime dhe kërkime në biologji humane-Imunologji-drejtimi imunopatologji dhe imunogjenetikë me vlerësimin « Très honorable » në Universitetin Paris VII, Z. Sulçebe kthehet në Shqipëri.

Profesor në Universitet, Doktor në Mjekësi dhe Doktor Shkencash, Z. Sulçebe është profesor në imunologji në Katedrën e imunologjise në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, dhe përgjegjës i Shërbimit universitar të imunologjisë në Qendrën Spitalore « Nënë Tereza » në Tiranë.

Ndryshimi i fundit: 05/12/2018

Në krye të faqes