Drejtori i Bankës Société Générale dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë [fr]

Në përfundim të qëndrimit të tij në Shqipëri, drejtori i Bankës Société Générale, Z. Hubert de Saint-Jean, mori më 16 Gusht, nga duart e Presidentit Nishani, titullin e nderit « për merita të veçanta civile ».

De g. à dte.: M. Hubert de Saint-Jean, le Président et Madame l'Ambassadeur - JPEG

Në ceremoni mori pjesë Ambasadorja e Francës, Znj. Moro, si dhe familja e Z. de Saint-Jean dhe miqtë e tij më të mirë në Shqipëri.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti i Republikës përgëzoi veprimtarinë e shpalosur gjatë katër viteve të Z. de Saint-Jean, një veprimtari, e cila falë cilësisë dhe profesionalizmit të tij, u ka shërbyer ndërmarrjeve dhe qytetarëve, dhe ka marrë pjesë në përmirësimin e sektorit bankar në Shqipëri. Presidenti Nishani nënvizoi gjithashtu rolin aktif që ka luajtur Z. de Saint-Jean në komunitetin francez dhe mbështetjen e dhënë në shumë aktivitete kulturore franko-shqiptare.

Cérémonie à la Présidence - JPEG

Ndryshimi i fundit: 19/08/2013

Në krye të faqes