Drejtori i Policisë së Kufirit dekorohet Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës [fr]

Drejtorit të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, Z. Pëllumb Nako, iu akordua dekorata e Oficerit të Urdhrit Kombëtar të Meritës, në prani të Zëvëndësministres të Brendshme, Znj. Elona Gjebrea, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Artan Didi.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Francës, gjatë së cilësAmbasadorja, Znj. Moro, i dorëzoi dekoratën mes kolegësh dhe miq të Z.Nako.

Gjatë fjalimit të saj (më poshtë), Ambasadorja risolli në vëmendje etapat e karrierës së Z. Nako, i diplomuar për gjuhën frënge në Universitetin e Tiranës dhe për drejtësi në Universitetin e Lionit. Z. Nako ka qënë mësues i frëngjishtes përpara se të hynte në Polici në vitin 1991 dhe ka përkthyer në shqip disa libra francezë. Në karrierën e tij të gjatë dhe të shkëlqyer policore, ai ka ndjekur formimin për komisar të policisë në Shkollën prestigjioze të Saint Cyr në Mont d’Or në Francë. Ambasadorja vuri theksin te “kontributi i shquar” dhe karakteri pozitiv i bashkëpunimit në fushën e policisë, çka “dëshmon për vullnetin e Policisë së Shtetit shqiptar në luftën kundër emigrimit të paligjshëm në Evropë dhe kundër të gjitha fenomeneve të kriminalitetit që implikojnë Shqipërinë ose shqiptarët”.

PDF - 14.1 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 14.1 ko)

Ndryshimi i fundit: 13/02/2014

Në krye të faqes