Durban - Deklarata e përbashkët e Alain Juppé dhe e Nathalie Kosciusko-Morizet

Çdo vit në botë zhduken trembëdhjetë milionë hektarë sipërfaqe pyjore duke shkaktuar dëme të pakthyeshme ekologjike dhe duke kërcënuar mënyrën e jetës të shoqërive njerëzore që varen nga ajo. Për të ruajtur pyjet e Pellgut të Kongos, mushkëria e dytë e Tokës janë zbatuar veprimtari kolektive ndërkombëtare dhe vendore (Redd +, Planet Klimatike kombëtare...). Për t’i mbështetur ato, qeveria franceze është angazhuar të vendosë në dispozicion në mënyrë vullnetare pamje satelitore me rezolucion të lartë për të matur dhe për të kuptuar më mirë ndikimin e shpyllëzimit në Pellgun e Kongos.

A. Alain Juppé, Ministri i Shtetit, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, dhe Znj. Nathalie Kosciusko-Morizet, Ministre e Ekologjisë, Zhvillimit të qëndrueshëm, Transportit dhe Strehimit, përgëzuan sot konkretizimin e këtij projekti, i cili do të japë një dinamikë të re në ruajtjen e ekosistemeve pyjore.

Sot, në Durban, Nathalie Kosciusko-Morizet mblodhi disa vende përfituese të përfaqësuara nga Z. François Naouyema, Ministri i Mjedisit dhe Ekologjisë i Republikës së Afrikës Qendrore, Z. José Endundo Bononge, Ministri i Mjedisit, Ruajtjes së Natyrës dhe Turizmit i Republikës Demokratike të Kongos, Z. Henri Djombo, Ministri i Zhvillimit të qëndrueshëm, Ekonomisë pyjore dhe Mjedisit i Republikës së Kongos për të zyrtarizuar këtë partneritet të ri. Me këtë rast, përfaqësuesit e Kamerunit dhe Gabonit shfaqën interesin e tyre për t’iu bashkuar kësaj nisme.

Nathalie Kosciusko-Morizet kujtoi se "konkretizimi ikëtij projekti në Durban, në tokën afrikane, jep shpresë për të çuar përpara luftën kundër shpyllëzimit nëpërmjet transferimeve të teknologjisë dhe në veçanti në vendet e Pellgun të Kongos, ku Franca ka investuar veçanërisht në kuadrin e Partneritetin ReDD+".

Falë një fondi prej 8.5 milionë euro nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, kyr projekt, i shpallur nga qeveria franceze në Samitin e Kopenhagenit në vitin 2009, u zbatua nga Agjencia franceze për Zhvillim (AFD) dhe shoqëria e Shërbimeve Astrium, të shoqëruara nga një konsorcium teknik i përbërë nga Instituti kombëtar gjeografik francez (IGN), Qendra kombëtare e Studimeve hapsinore (CNES), Instituti i Kërkimeve për Zhvillim (IRD), Zyra kombëtare e Pyjeve (ONF).

Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes