Dy mijë e katërqind libra francezë për Shqipërinë [fr]

Ambasada e Francës mori, falë një donacioni nga Z. Pierre-Yves Le Borgn’, deputet për Francezët jashtë vendit, mbi 2400 libra francezë, e cila është duke i shpërndarë në bibliotekat franceze në të gjithë Shqipërinë.

Këto libra janë të një cilësie të mirë dhe të shumëllojshëm: romane, letërsi për të rinj, tregime, fjalorë, libra parashkollorë, albume arti, artizanale dhe kuzhinë ...

Ato janë vënë kryesisht në dispozicion të strukturave shkollore dhe universitare në të gjithë vendin, të cilat formojnë një rrjet partnerësh të privilegjuar për promovimin e gjuhës frënge: Aleanca Franceze, Shkolla Franceze e Tiranës, seksionet dygjuhëshe, shkolla të mesme ku gjuha frënge është objekt i një mësimdhënie të përforcuara, departamente të gjuhëve të huaja në universitete...

Diaporama tregon operacionet që do të vazhdojnë gjatë gjithë këtij fund viti. Fotot janë bërë në ambientet e Ambasadës (klasifikimi dhe përgatitja e pakove), Shkollës Franceze të Tiranës, seksionit dygjuhësh të Tiranës dhe Durrësit.

A l'Ecole Française de Tirana
A l'Ecole Française de Tirana
Classement et constitution des lots
A la section bilingue de Tirana
A la section bilingue de Durrës

Ndryshimi i fundit: 15/10/2013

Në krye të faqes