Dyshja e artistëve francezë Sismikazot në Festivalin MurAL [fr]

Për edicionin e dytë të festivalit MurAL, ambasada e Francës në Shqipëri dhe bashkia e Tiranës, përmes strukturës organizative Dekor Tiranë, kanë ftuar duetin e artistëve francezë Sismikazot për të përshtatur një mur të kryeqytetit. Paul dhe Rémi, me emrat e tyre të vërtetë, punuan në rrugën “Luigj Gurakuqi” nga data 29 maj deri më 3 qershor. Krijimi i tyre, midis figuratives dhe interpretimit abstrakt, nxjerr në pah një objekt të përditshmërisë : një kapëse rrobash.

“Dëshironim të pikturonim një send të përditshmërisë për shumë arsye. Mendojmë se po ashtu si dashuria, frika, apo gëzimi, ky objekt është universal. Pavarësisht teknologjive të reja dhe shpejtësisë me të cilën përparon bota ku jetojmë, disa gjëra të thjeshta, sikurse kapëset e rrobave, nuk mund të ndryshojnë shumë dhe se ata e shohin botën pa ndryshuar. Ky është mesazhi që dëshironim të përcillnim.”

JPEG
JPEG
JPEG
JPEG

Ndryshimi i fundit: 10/07/2019

Në krye të faqes