ENM-ja ndihmon SHM-në në përcaktimin e programeve të formimit fillestar dhe vazhdues [fr]

Ecole Nationale de Magistrature (Shkolla Kombëtare e Magjisraturës) ENM ndihmon Shkollën e Magjistraturës (SHA) shqiptare në përcaktimin e programeve të formimit fillestar dhe vazhdues.

Në datat 23 dhe 24 maj 2012, Znj. Véronique Cadoret dhe Znj. Sylvie Lausi, magjistratet dhe kordinatore formimi në drejtimet “administrim i drejtësisë” dhe “ e drejta civile” pranë ENM-së (Shkolla Kombëtare e Magjistraturës) – Bordo do të drejtojë një grup pune mbi formimet fillestare dhe të vazhduara pranë Shkollës së Magjistraturës shqiptare.

Qëllimet e këtij misioni janë të identifikojnë nevojat në aspektin e formimit për trajnuesit e shkollës, të bashkërendojë veprimtaritë aktuale në këtë fushë, klasifikojë nevojat në aspektin e formimit, të përpunojë një plan formues për 3-5 vjet dhe së fundi, të mendojë se si të sigurojë vazhdimësinë e formimit të trajnerëve.

Ky grup pune do të bashkojë drejtorinë dhe ekipin pedagogjik të shkollës duke përfshirë trajnerët, të cilët janë përgjegjës të formimit fillestar për auditorët dhe të formimit vazhdues për magjistratët.

Një marrëveshje bashkëpunimi lidh ENM-në me Shkollën e Magjisraturës shqiptare që nga shkurti 2011 dhe në këtë kuadër organizohen rregullisht trajnime dhe shkëmbime të ekspertizës midis dy shkollave, nën udhëheqjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri.

Ndryshimi i fundit: 21/05/2012

Në krye të faqes