ENM-ja ndihmon SHM-në në ndryshimin e procedurave të rekrutimit. [fr]

Ecole Nationale de Magistrature (Shkolla Kombëtare e Magjisraturës) ENM ndihmon Shkollën e Magjisraturës (SHM) shqiptare në ndryshimin e procedurave të rekrutimit.

Në datat 14 dhe 15 maj 2012, Zonja Spiteri-Doffe, magjistrate dhe nën-drejtoreshe e rekrutimeve dhe e vlerësimit të aftësive pranë ENM-së (Ecole Nationale de Magistrature) – Bordo – do të drejtojë një grup pune mbi procedurat e rekrutimit pranë Shkollës së Magjisraturës shqiptare.

Qëllimi i këtij grupi është të sigurojë transparencën dhe paanshmërinë më të madhe për rekrutimin e kandidatëve dhe procedurat për këtë përzgjedhje të jenë të ndershme.

Ky grup pune do të bashkojë drejtorinë dhe ekipin pedagogjik të shkollës dhe do të propozojë ndryshime në rregulloren e brendshme të shkollës në lidhje me përzgjedhjen e studentëve, ndryshime që duhet të miratohen nga Këshilli Drejtues i Shkollës më 18 maj dhe të jenë efektive në fillim të vitit të ardhsëm akademik, shtator 2012.

Një marrëveshje bashkëpunimi lidh ENM-në me Shkollën e Magjisraturës shqiptare që nga shkurti 2011 dhe në këtë kuadër organizohen rregullisht trajnime dhe shkëmbime të ekspertizës midis dy shkollave, nën udhëheqjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri.

Ndryshimi i fundit: 21/05/2012

Në krye të faqes