“Evropa që dua”, tribuna e Presidenti të Republikës, François Hollande [fr]

“EVROPA QË DUA”
Tribunë e Presidentit të Republikës, François Hollande,
botuar në gazetën “Le Monde », 8 maj 2014

Më 8 maj 1945, pas një konflikti të përgjakshëm dhe barbar 6-vjeçar, u shpall paqja.

Kjo ishte një fitore e lirisë. Ajo largoi një ndër rreziqet më të mëdhenj që ka kërcënuar ndonjëherë njerëzimin. Për shkak të humbjeve të tmerrshme të shkaktuara nga betejat dhe bombardimet, si dhe për shkak të martirizimit të civilëve, që arrit pikën më të lartë me Shoah-n, vendet evropiane dolën nga lufta me popullsi të shfarosur, me rini të sakrifikuar dhe me ekonomi të shkatërruar.

Por megjithatë, i njëjti kontinent, të njëjtët popuj, të njëjtët kombe u ringritën dhe që prej asaj kohe njohin periudhën më të gjatë të paqes që ka njohur ndonjëherë historia e tyre. Qytetet u rindërtuan, niveli i jetës u dhjetëfishua, zhdukja e kufijve siguroj lirinë e lëvizjes të njerëzve, dhe shumëfishimi i shkëmbimeve solli mirëqenien.

Evropa u zgjerua. Ajo është bërë grupimi më i madh i shteteve demokratike dhe ekonomia më e madhe në botë.

Kujt i detyrohemi për këtë ringritje të paparë, këtë rilindje të jashtëzakonshme? Bashkimit ! Bashkimit të qytetarëve, bashkimit të ekonomive, bashkimit të kombeve.

Këtë vepër - a vallë duhet ta risjellim në kujtesë? – është kërkuar nga shumica e francezëve dhe e partive tona politike. Ajo është inkurajuar, zhvilluar, konsoliduar nga shumë breza burrash shteti që ditën të pajtonin Francën dhe Gjermanin rreth një projekti që mund të shkonte përtej mundësive të tyre. Kjo miqësi qëndron edhe sot në themel të të ardhmes sonë. Dhe të gjithë Presidentët e Republikës së 5-të i janë përkushtuar plotësisht kësaj gjëje.

Ne francezët nuk duhet të harrojmë se çfarë i detyrohemi Evropës. Duhet të kujtojmë paralajmërimi e François Mitterrand-it, në fjalimin e tij të fundit para Parlamentit Evropian: “Nacionalizmi është luftë!”. E kemi parë këtë gjë para shtatëdhjetë vjetësh, kur civilizimi desh u zhduk. E pamë përsëri, fatkeqësisht, në ish-Jugosllavinë e copëtuar nga një luftërat etnike. Këtë kërcënimin e konstatojmë edhe sot në kufirin e Ukrainës dhe Rusisë. Atëherë le ta përsërisim dhe një herë idealin themelues: Evropa, është paqja!

Por ky bashkim sot është i kërcënuar. Për shkak të krizës ekonomike në shumë vende, përfshirë edhe Francën, disa forca të caktuara përpiqen ta shpërbëjnë duke spekuluar mbi zhgënjimin, duke nxitur dëshpërimin dhe duke vënë theksin mbi friken e qytetarëve. Duke thënë se shkaktarët janë të huajt. Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet fetare. Duke ia kundërvënë identitetin kombëtar angazhimit evropian. Këto përpjekje dashakeqëse po zhvillohen në një terren pjellor.

Bashkimi zhgënjen. Ai tregon pafuqinë e vet përballë papunësisë që po e godet prej shumë vitesh, viktimat e para të të cilës janë të rinjtë. Ai është në vështirësi me institucionet dhe rregullat e tyre të komplikuara. Ai është një hap prapa kur kërkohen sakrifica, në vend që të forcojë masat mbrojtëse. Qytetarët largohen prej tij kur nuk ndahen prej tij. Dyshimi ushqen indiferencën. Pamundësi për të kuptuar ushqen refuzimin.

Atëherë, a duhemi të heqim dorë? Të abdikojmë? Të shkatërrojmë veprën e tre brezave, të mohojmë ato që e kanë krijuar? Dhe të ecim në drejtim të kundërt me atë në të cilin është ecur këto shtatëdhjetë vjet?

A duam ne, francezët, të kthehemi në luftën tregtare, në përplasjet monetare, në izolimin kombëtar? Unë i respektoj zgjedhjet. Nuk është e ndaluar të refuzohet Bashkimi. Por atëherë, kjo gjë duhet bërë duke e kuptuar mirë se çfarë po bën, duke thënë se çfarë je gati të bësh dhe se ku do të kthehemi.

Ndokush kërkon të heqim dorë nga euroja. Sipas tyre, zhvlerësimi i euros do të na bëjë shumë më kompetitivë dhe pa shumë përpjekje. Por zhvlerësimi i saj shkakton, në radhë të parë, rritjen e çmimit për të gjithë produktet e importuara, rikthimin e inflacionit, ulen e fuqisë blerëse e shtresave me të ardhura të ulëta. Fundi i euros do të sillte një situatë ekonomike me masa shtrënguese tepër të forta. Fundi i euros do të sillte zhdukjen e solidaritetit financiar, do të bënte që monedha e përbashkët të mbetej në mëshirë të spekulatorëve. Kush mund të besojë se të izoluar do të jemi më të fortë? Ky është një iluzion, një kurth. Ai i rënies kombëtare.

Disa të tjerë duan thjesht ta zhbëjnë Evropën. Të hiqet dorë nga të gjitha angazhimet e marra ose nga një pjesë e tyre, të grisen traktatet, të rivendosen tarifat doganore dhe postat e policisë kufitare. Të izolohemi jo nga Evropa, por nga e gjithë bota. Këta persona që pretendojnë të jenë patriotë, nuk besojnë më tek Franca. Të dalësh nga Evropa do të thotë të dalësh nga historia.

Ata thonë se pasi të kemi hequr këto pengesa, do të jemi të mbrojtur nga stuhitë, larg nga globalizimi. Kush mund t’u besojnë atyre? Si është e mundur që një vend që eksporton më shumë se një të katërtën e prodhimit të tij, të mund të merre përsipër rrezikun që sjell izolimi. Nëse ne refuzojmë prodhimet e të tjerëve, pse do t’i pranonin ato prodhimet tona? Nëse ne nuk duam të blejmë, si do të mund të shisnim?

Po, ne duhet të rregullojë tregtinë botërore. Po, ne duhet të mbrojnë industritë tona. Po, ne duhet të luftojmë kundër dumpingut social. Por, nëse vendosim taksa të reja për produktet që konsumojnë çdo ditë me çmimet më të ulëta, ne do të shkaktonim në fillim ngadalësim dhe shumë shpejti varfërimin.

Bota e sotme po zhvendoset në jug dhe në lindje. Fuqi të reja po lindin, ndërkohë që fuqitë e të vjetra nuk i kanë ulur pretendimet e tyre. Pra ardhmja i takon kontinenteve. Kjo do të thotë bashkimit të kombeve, të cilët, pa humbur individualitetin e tyre, bashkojnë forcat për të shprehur modelin e tyre.

Evropa është blloku më i madh ekonomik në botë. Por, ajo është akoma shumë larg të qenit e tillë në planin politik. Ajo po e paguan çmimin e kësaj situate. Vendi ynë di të marrë përsipër përgjegjësitë e veta. Edhe pse nganjëherë ai mund të jetë vetëm. Kjo është arsyeja pse Franca ka nevojë për Evropën, dhe Evropa ka nevojë për Francën. Herët apo vonë, çdo gjë na dënon të bashkohemi, si realizmi politik, ideali demokratik apo interesat tona! Të bashkohemi për të ndikuar në fatin e botës.

Mund të na thonë se po u mohojmë përsëri popujve mundësinë për të zgjedhur, se duhet pranuar çdo gjë ose refuzuar çdo gjë, se pa Evropën do të jetë kaos.

Por nuk është ashtu! Francezët mund të vendosin dhe të imponojnë në mënyrë sovrane zgjedhjet e tyre. Sepse nuk ka vetëm një Evropë të mundshme. Bashkimi nuk është një detyrim. Ai u jep vendeve liri zgjedhjeje. Ata janë të lirë të zgjedhin Evropën ose të largohen. Dhe mbi të gjitha janë të lirë të zgjedhin mes një Evrope të trembur apo një Evrope të vullnetshme.

Ekziston me të vërtetë një vizion minimal, komercial, "apolitik" i Evropës, sipas të cilit Evropa është vetëm një treg, një hapësirë monetare pa qeverisje, një numër rregullash, një Bashkim pa shpirt dhe një projekt përveç atit të pranimit të kandidatëve që trokasin në derën e tij. Ata që nxisin këtë qëndrim e duan Evropën, por me kusht që ajo të shembë muret, të reduktojë buxhetin, të zvogëlojë ambiciet e saj politike. Duke i ndërlikuar institucionet e saj nëpërmjet frenimit të tyre, ata e bëjnë Bashkimin të turbullt dhe të largët. Për ata, abstenimi i qytetarëve nuk është problem. Ai mund të jetë ndoshta edhe një zgjidhje për të mos ndryshuar asgjë!

Kësaj Evrope të shpërbërë, unë i kundërvë Evropën e vullnetit të mirë. Evropën që vepron aty ku pritet të veprojë, Evropën që e sqaron vendimmarrjen e saj, lehtëson procedurat, ecën më shpejt së bashku me vendet që e dëshirojnë këtë gjë, përqendrohet në sfidat e së ardhmes.

Kjo është Evropa, e cila nga zona euro, i jep forcë për ekonomisë, i jep fund masave të verbra shtrënguese, rregullon financat nëpërmjet mbikëqyrjes së bankave, bën të mundur që tregu i saj i madh të jetë një përparësi e saj në kontekstin e globalizimit dhe mbron monedhën e saj ndaj lëvizjeve të paarsyeshme. Kjo është një Evropë që investon në projekte të mëdha me anë të instrumenteve të reja financiare. Kjo është një Evropë që i jep fund konkurrencës sociale dhe fiskale.
Kjo është një Evropë që i mbron kufijtë e saj, duke ruajtur lirinë e lëvizjes dhe duke garantuar respektimin e të drejtës së azilit.

Kjo është gjithashtu një Evropë që ndërmerr tranzicionin në sektorin e energjisë. Kriza në Ukrainë duhet të përshpejtojë projektin energjetik të Evropës me qëllim që të sigurohet furnizimi, të ruhet një nivel kompetitiv çmimesh dhe të luftohet kundër ngrohjes klimatike.

Ky është prioriteti im më i madh për vitet e ardhshme.

Ne kemi filluar që kësaj Evrope t’i japim një formë reale që prej për dy vitesh. Spekulimi që kërcënonte unitetin e zonës euro është mposhtur dhe normat e interesit janë në nivelin e tyre më të ulët historik.

U realizua bashkimi bankar, duke shmangur çdo rrezik për depozituesit në banka dhe për taksapaguesit. Tatimi mbi transaksionet financiare është vendosur nga 10 vende, me dëshirën e tyre të lirë. Sfida e rritjes është riafirmuar duke vendosur si prioritet punësimin e të rinjve. Politika Bujqësore e Përbashkët është konfirmuar. Digjitalizimi dhe përjashtim kulturor janë tashmë objektiva të përbashkëta. Franca luajti rolin e saj në këtë drejtim. Por unë jam i vetëdijshëm se Evropa duhet të shkojë shumë më tej për të rifituar besimin.

Më 25 maj, të gjithë do të thirret për t’u shprehur në lidhje me rrugën që duhet të ndjekim.. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Evropa për pesë vitet e ardhshme, si dhe udhëheqësit që do ta mishërojnë atë. Për herë të parë, votuesit do të zgjedhin me votën e tyre Kryetarin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Sa veta e dinë sot këtë gjë?

Bëhet fjalë pra, as më pak as më shumë, të vendoset për fatin e kontinentit tonë, për rolin e tij në botë, për modelin e shoqërisë që duam të arrijmë. Franca dëshiron më shumë se progresin e Evropës. Ajo dëshiron Evropën e progresit.

Ndryshimi i fundit: 12/05/2014

Në krye të faqes