Edicioni i 4-rt i « Natës së ideve » në Tiranë [fr]

Ambasada e Francës në Shqipëri organizoi, më 31 janar 2019, në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare edicionin e 4-rt të « Natës së ideve », takim i rëndësishëm intelektual dedikuar mendimit bashkëkohor dhe ndarjes ndërkombëtare të ideve.

Rreth temës « Përballë së tashmes », ky takim ka mbledhur pjesëmarrës të horizonteve të ndryshme për të debatuar mbi marrëdhënien tonë me kufijtë. Pauline Couteau, profesoreshë filozofie në Universitetin e Burgonjës dhe Mark Marku, përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, janë shprehur që të dy mbi sfidat e epokës sonë. Briseida Mema, korrespondente e AFP-së në Tiranë, ka animuar debatin. Afërsisht 60 persona kanë marrë pjesë në këtë mbrëmje dhe kanë shkëmbyer mendime me të ftuarit. Zoti Frédéric Petit, deputet i qarkut të 7-të të francezëve që jetojnë jashtë Francës, i cili ishte për vizitë në Tiranë, ka bërë gjithashtu një ndërhyrje gjatë debatit.

Ndryshimi i fundit: 05/02/2019

Në krye të faqes