Edicioni i 5–të i “Natës së ideve” në Shqipëri [fr]

“Nuit des idées” (Nata e ideve), takimi i rëndësishëm kulturor kushtuar mendimit bashkëkohor dhe diskutimit të përbashkët të ideve, u shndërrua edhe një herë në një shkëmbim mendimesh të vyera për publikun shqiptar. Organizuar në partneritet me ambasadën e Francës dhe Aleancën franceze, ky edicion i 5-të kishte për subjekt temën “të jetosh”.

Më 29 janar, në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare të Tiranës u organizua një debat mbi raportin me qytetin dhe natyrën, drejtuar nga zonja Briseida Mema, korrespondente e agjencisë AFP në Tiranë, me pjesëmarrjen e dy pedagog-kërkues francezë dhe shqiptarë. Afro pesëdhjetë persona morën pjesë në këtë mbrëmje të veçantë duke shkëmbyer mendime me zotin Guillaume Faburel, pedagog në universitetin ENS të Lionit, dhe zotin Fatmir Guri, nga universiteti Bujqësor i Tiranës.

Një ditë më parë, më shumë se 150 studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” kishin marrë pjesë në paraqitjen nga zoti Guillaume Faburel, të librit të tij “Metropolet barbare”, fitues i çmimit për librin e ekologjisë politike për vitin 2019.

5ème édition de la Nuit des idées en Albanie
5ème édition de la Nuit des idées en Albanie
5ème édition de la Nuit des idées en Albanie
5ème édition de la Nuit des idées en Albanie
5ème édition de la Nuit des idées en Albanie

Ndryshimi i fundit: 10/03/2020

Në krye të faqes